Rama: Në 2019 rritje rrogash për mjekët dhe infermierët, mos ikni në Gjermani

Politike
38
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama deklaron se do të ketë rritje të rrogave për infermierët dhe mjekët gjatë vitit të ardhshëm.

Rama është shprehur se rritja do të jetë e ndjeshme, por sërish larg asaj që do të duhet të jetë.

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve, janë larg së qeni ashtu siç duhet të jenë, por janë larg me atë çfarë ka qenë, por janë shumë larg me ca ishin. Vitin e ardhshëm do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli gjithashtu dhe për shpërblimin që do t’i jepet studentëve ekselentë, si dhe për paratë që do të jepen për foshnjet që do të vinë në jetë.

“Do të paguajmë dhe 1.200 dollarë për të gjithë studentët ekselentë. Ne do ta bëjmë këtë dhe do i mirëpresim në sistem. Dhe ta në fund do zgjedhin Shqipërinë apo botën sipas dëshirës së tyre. Por krahas bursës për ekselentët do japim bursën për ata që vijnë në jetë, për bebet. Duke u uruar çifteve të reja të shtyjnë fort përpara, ju uroj suksese në urgjencën e re kombëtare”, u shpreh ai.

Kryeministri bëri dhe një apel ndaj mjekëve të rinj që të mos largohen prej vendit, pasi do të paguhen njëlloj si në Gjermani nëse do zgjedhin të punojnë në zona jashtë zonave të tyre të banimit.

“Për të gjithë ata që do kontribuojnë në ato zona që janë jashtë zonave të tyre të banimit, do marrin aq sa do merrnin nëse do ta fillonin punën në Gjermani.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − 9 =