Si mund të përfitohet më tepër nga BE?! Intervistë me eksperten Ela Daci

IntervistaKryesore
48
0
sample-ad

Intervistë me eksperten Ela DaciEla Daci,vajza nga Kruja, e cila prej 20 vitesh, jeton jashtë Shqiperisë,punon për Link Campus University, ku meret me fondet e BE-së dhe të NATOS. Ajo ka jetuar në Itali pothuajse gjatë gjithë kohës  me përjashtim të 2 viteve në Belgjikë ku ka punuar  pranë Parlamentin Europian.

Ajo,aktualisht jeton në Romë dhe punon për Link Campus University ku meret me fondet e BE-së dhe të NATOS.

 

 Jam ndjerë e diskriminuar si e huaj në Itali dhe kam pasur probleme me integrimin në këtë vend.Ne vitin e parë të shkollës së mesme në Sassuolo, qytezë e Modenas kemi qenë 2 persona të huaj në të gjithë shkollën. Unë, pra një e huaj nga Shqipëria dhe nje i huaj nga Gana. Integrimi në shkollën e mesme ka qënë shumë i veshtirë pasi italianët akoma nuk ishin të mësuar me të huaj në jetën shkollore.

– Mund të na shpjegoni mekanizmin e shpërndarjes së fondeve evropiane? Sa përfiton dhe mund të përfitojë prej tyre Shqipëria?

BE-ja është donatori i parë në Shqipëri. Shqipëria si vend kandidat bën pjesë në Programin e IPA-s i cili është Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit. Në programimin e viteve 2014-2020.  Shqipërisë i përket 649.5 milion euro në reformat e administratës publike, reformat në drejtësi, ekonominë e qëndrueshme, qytetari, bujqësinë dhe zhvillimin rural. Shqipëria përfiton IPAn II. Nëse Shqipëria do avancojë në hapjen e negociatave ajo do marrë pjesë tek IPA III, IPA IV të cilat përmbajnë oportunitete financiare të tjera. Përveç programit të IPEs Shqipëria merr pjesë tek programe të tjera evropiane sic janë Erasmus+, Horizon 2020, Interreg IPA, Adrion dhe EuropeAid. Në këto programe mund të aplikojnë për fonde: Institute publike, universitete, qendra kërkimi, sipërmarrje, organizata jo vitimprurëse, organizata joqeveritare. Shqiperisë i nevojitet një “zyre” që ka për detyrë informimin për fonde dhe për oportunitete evropiane sic e kanë të gjitha vendet e tjera.

– Cilat janë mbresat e përshtypjet për Shqipërinë në mjediset komunitare në Bruksel?

Kam pasur mundësinë të bashkëbisedoj me eurodeputë, me adminatratorë te parlamentit europian ashtu edhe me administratorë të komisionit evropian, gazetarë si edhe lobistë, “policy makers” etj mbi Shqipërinë dhe mund të them që përshtypja që ata kanë është një vend i vogel diku në Ballkan, një vend ish-komunist, i varfër ku ka shumë korrupsion.

– Kur mendoni se mund të aderojë Shqipëria në BE?

Komisioni evropian dha rekomandimin 2-vite më përpara për hapjen e negociatave. Qershor 2019, Shqipëria ka datën e caktuar për hapjen e negociatave dhe 26 maj 2019 janë zgjedhjet evropiane. Pra do të kemi një parlament me deputetë dhe komisioner te rinj. Atëherë hapen 2 skena: 1) Nëse votat e maxhorancës do të ngelin ato që janë tani, pra grupi i pupulisteve evropianë, PPE-së dhe i Social Demokrateve S&D atëherë Shqipëria ka shumë mundësi për hapjen e negociatave 2) Nëse Parlamenti Europian do të ketë mazhorancen e te djathtëve extremiste atëherë do jetë me e vështirë për Shqipërinë. Duhet të konsiderohet edhe cilat do jenë prioritetet e Presidentit të Komisionit Evropian. Do të ketë në axhendën e tij zgjerimin? Vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Europjan me 27 kryeministat e vendeve anëtare. Shqipëria po bën përparime në rrugën e reformave. Mendoj që nëse do të kryhen detyrat së shpejti do jemi pjesë e familjes evropiane.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + fifteen =