Të vërtetat e thjeshta të protestës

Kryesore
13
0
sample-ad

Klodian Tomorri

1-Virgjëria  politike e protestës së studentëve i shërben vetëm qeverisë dhe status-quos. Nuk është e rastësishme që thirrjet e para për depolitizimin e protestës erdhën nga llogoret afër qeverisë.

2-Ka vetëm një mënyrë që protesta e studentëve ti shërbejë Shqiperisë. Ajo duhet të shnderrohet në një lëvizje me interes të përgjithshëm publik kundër sistemit të padrejtë dhe zhvatës që elita e korruptuar politiko-financiare ka ngritur dhe mban në këmbë prej vitesh në Shqiperi.

3- Që kjo të ndodhë protesta duhet të marr natyrë politike. Sistemet ndryshohen vetëm politikisht. Nuk ka menyr tjeter.

4- Nese protesta do fokusohet vetem tek kerkesat ekonomike qe jane bere publike ë me tani atehere ajo nuk eshte mënyrë tjetër vecse tentative e një grupi interesi për të marrë favore në kurriz të grupeve të tjera. Eshtë njësoj sikur nesër të ngrihen fermerët të kërkojnë naftë pa lekë, rrogtarë të kërkojnë rritjen e rrogave apo biznesi të kërkojë heqjen e taksave. Keto janë protesta që kënaqin interesa të grupeve të caktuara por nuk kanë asnjë interes publik. Përkundrazi ngarkojnë faturë publike dhe shtremberojnë drejtesinë sociale.

5-Plotësimi i kërkesave ekonomike që vijnë nga grupe të caktuara është gjëja që qeveritë mund të bejnë më lehtë. Qeveria nuk e ka për gjë të fusë dorën në  xhepin e dikujt për tja dhënë dikujt tjetrër . Në fakt kjo është ajo që qeveritë bëjnë gjithë kohën.

6-Studentët kanë në dorë të hyjnë në histori duke kërkuar ndryshim ose të mbeten aty ku jane qoftë edhe me ca privilegje shtesë, qe do i marrin ne kurriz të të tjerëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen + 17 =