Itali/ 6 të vdekur e 120 të plagosur në diskotekë

Kryesore
10
0
sample-ad

Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në lokalitetin Madonna del Piano.  Pesë minorenë dhe një nënë që shoqëronte vajzën kanë vdekur pasi janë marrë para nga turma, gjatë një arratisje në panik në një lokal në Ancona. ë plagosurit janë transportuar në spitalet e Torrettes në Ancona (ata më rëndë), Senigallia e Jesi.

Një i plagosur tha se në lokal, ku ishin një mijë njerëz, “ne po kërcenim duke pritur për të filluar shfaqja e Sfera Ebbastës, kur ndjemë një erë acaruese: vrapuam në një nga daljet emergjente por e gjetëm të bllokuar, badigardët na thanë që të ktheheshim pas,njëri vdiq i shtypur nën të gjithë”, tha djali.

Ajo që shpërtheu panikun gjatë koncertit të reperit Sfera Ebbasta ka qenë përdorimi nga një person i pranishëm i sprai piper. Rreth 120 të plagosur, mes të cilëve 12 janë rëndë, disa prej tyre në rrezik për jetën.Lokali është sekuestruar, dhe gjatë natës karabinierët dëgjuan 6 nga rojet e sigurisë të pranishëm në diskotekë në kohën e tragjedisë.

  • foto galeri foto galeri

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − two =