Vlera e importit nga Serbia ka rënë 20 milionë euro

EkonomiKryesore
10
0
sample-ad
Dikur vlera e importit nga Serbia, vetëm brenda një dite ka qenë 1.2 milion euro, ndërsa që prej 6 nëntorit, kur është marr vendimi nga Qeveria e Kosovës për rritjen e taksës 100% ndaj mallrave me origjinë nga Serbia, importi është vetëm 140 mijë euro.

Që prej marrjes së vendimit për rritjen e tarifës, efekti i saj është se ka rënë vlera e importit për 20 milionë euro.

Nga këto masa, zyrtarë të Doganës së Kosovës thonë se vlera e importit nga Serbia është mjaft e ulët.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë  se 2 deri 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa për import të lëndës së parë.

“Krahasimi në mes të dy periudhave, në mes të nëntorit 2017 dhe të vitit 2018, ku qeveria ka ndërmarrë masat mbrojtëse, tregon që rënia e vlerës së importit prej Serbisë, është 20 milionë euro deri në këtë moment”, ka thënë Stavileci.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =

%d bloggers like this: