Kryeministri Rama: I pres studentët në zyrë,kam shumë për t’u thënë

AktualitetKryesore
8
0
sample-ad

Ndihem shumë mirë për këtë dhe po të mund të zgjidhja, sot do të doja të isha edhe njëherë student protestues. Por, si kryeministër dhe si një protestues i dikurshëm, kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, jemi apo jo dakord, dhe duke u bërë bashkë për modernizimin e arsimit të lartë në çdo aspekt, ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit”, tha Rama

Vetëm duke u bërë bashkë e duke dialoguar mund të përmirësohen gjërat, theksoi kryeministri, duke ftuar edhe njëherë studentët në zyrën e tij.

“Detyra ime është t’i dëgjoj e t’i mbështes në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur ata të dëshirojnë, bujrum, zyra ime është e këtu”, tha Rama.

“Në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve ndaj shqetësimit që ke, ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit. Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t’u thënë, por edhe shumë dëshirë që t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë, por vetëm studentët e zgjedhur prej vet protestuesve, pa asnjë filtër partiak apo administrativ”, deklaroi Rama.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 5 =