Diferencimi midis bilingualizmit dhe autizmit

Shendeti
11
0
sample-ad

Dr. Erges Eskiu

Është shumë e rëndësishme të bëhet ky diferencim, për faktin se ngatërrimi midis këtyre dy problemeve sjell edhe gabime të shpeshta mjekësore, të cilat sjellin një traumë të madhe për prindërit e fëmijëve në momentin kur u shprehet se fëmija juaj është me çrregullimin e spektrit autik, ndërkohë që mund të ketë veç një konfuzion bi/multilingual, e cila mund të trajtohet dhe zhvillimi kronologjik të shkojë paralel me zhvillimin biologjik. Është një problem i madh nëse do të bënin një diagnozë të gabuar në këtë pikë, sepse pacienti do të trajtohej për autizëm me analizë të aplikuar të sjelljes dhe zhvillimi gjuhësor i tij do të mbetej mbrapa. Me kalimin e kohës, 6 muaj, 1 vit, hendeku midis zhvillimit gjuhësor të fëmijës dhe atij që do duhej të kishte në raport me moshën, zmadhohet dhe, për rrjedhojë, edhe arritjet akademike të fëmijës do të jenë më të vogla, fëmija do të humbë besimin te vetja, sepse do të shohë diferenca midis vetes dhe bashkëmoshatarëve, shto këtu edhe kostot psikologjike dhe monetare të familjes, të cilat do të jenë vërtet të rënda.

Për të bërë diferencimin, na nevojitet të shpjegojmë çfarë është autizmi dhe çfarë është bilingualizmi.

Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ÇSA), i referohet një game të gjer kushtesh të karakterizuara nga:

  1. dëmtime në marrëdhëniet sociale,
  2. dëmtimet në gjuhë, komunikim dhe lojë
  3. sjelljet përsëritëse dhe të kufizuara

Dëmtimi në marrëdhëniet sociale përfshijnë:

  1. komunikim joverbal të dëmtuar, përfshirë këtu kontaktin me vështrim dhe gjestet
  2. marrëdhënie të dobëta me bashkëmoshatarët
  3. vëmendje e përbashkët që mungon ose që është e pakët
  4. ndërsjellësi emocionale e dëmtuar

Dëmtimet në gjuhë, komunikim dhe lojë përfshijnë:

  1. vonesa për të mësuar të flasin
  2. për ata që flasin mjaftueshëm, vështirësi në mbajtjen gjallë të bisedës
  3. prirje për të thënë të njëjtën gjë përsëri e përsëri, për të përsëritur atë që thotë dikush dhe jo për t’u përgjigjur
  4. loja e pretenduar e cila ose mungon në tërësi ose është e vonuar për moshën që kanë, ose është përsëritëse

Sjelljet përsëritëse dhe të kufizuara përfshijnë:

  1. Ata që merren me tema ose aktivitete të caktuara;
  2. Ata që ndjekin shumë praktika të zakonshme ose rituale, ose nuk pranojnë të ndryshojnë mjedis;
  3. Ata që kanë sjellje me veprime përsëritëse, si lëkundjet, rrahja e krahëve dhe ecja në maj të gishtave;
  4. Ata që merren me disa pjesë të sendeve, si rrotat e makinës dhe jo me makinën në tërësi.

Bilingualizmi dhe multilingualizmi janë favorizues për çdo njeri dhe, përveçse krijojnë më tepër mundësi komunikimi, zhvillojnë edhe më tepër aftësitë konjitive.

Në rastin e ekspozimit te fëmijës ne mjedise te ndryshme gjuhësore, kemi zhvillimin e konfuzionimit ose të asaj që quhet ndryshe zhvillimin e bilingualizmit pasiv jo ekspresiv,  si pasojë  e përdorimit të teknologjisë vetëm në mënyrë pasive ne na shfaqen këto probleme; tre ndër dhjetë janë të listuara më poshtë.

Sëmundje Mendore

Përdorimi i tepruar i teknologjisë njihet si faktor shkaku në normat në rritje të depresionit të fëmijëve, ankthit, çrregullim shtesë, deficit vëmendje, autizëm, çrregullim bipolar, psikozë dhe sjellje problematike të fëmijëve (Universiteti Bristol 2010, Mentzoni 2011 Shin 2011 Liberatore 2011 Robinson 2008) .

Zhvillim i Vonuar

Përdorimi teknologjisë kufizon lëvizjen, e cila mund të rezultojë në zhvillimin e vonuar. Një në tre fëmijë tani hyjnë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar negativisht në të mësuarit dhe arritje akademike (HELP EDI Maps 2013).

Demenca Digjitale

Përmbajtje të medias me shpejtësi të lartë mund të kontribuojnë në deficitit të vëmendjes, si dhe zvogëlim të përqendrimit dhe kujtesës, për shkak të shkurtimit neuronal në korteksin frontal te trurit (Christakis 2004, Small 2008). Fëmijët të cilët nuk mund të kenë vëmendje nuk mund të mësojnë.

Në rastin se fëmijët po familjarizohen me një gjuhë të huaj, ndërkohë që jetojnë në një mjedis shqip-folës, kjo mund të sjell tek ata konfuzionin lingual. Ata dëgjojnë dy ose më shumë gjuhë në të njëjtën kohë.

Çfarë vëmë re?

Shohim se kemi disa pika të përbashkëta midis fëmijëve të ekspozuar ndaj teknologjisë të cilët hyjnë në bilingualizëm dhe fëmijëve me çrregullimin e spektrit autik si: komunikim verbal i dëmtuar, mbyllja në vetvete, e cila në rastin e fëmijëve të ekspozuar ndaj teknologjisë vjen si rrjedhojë e të qëndruarit vetëm me telefonin për një kohë të gjatë dhe tantrum (tundja e krahëve), të cilat janë normale për moshën 2-3 vjeç, por që disa profesionist i ngatërrojnë me sjellje e përsëritura dhe nxitojnë të shprehin :- fëmija juaj është me autizëm (ÇSA).

Çfarë duhet të bëjmë?

Ajo që duhet bërë është një anamnezë rreth aktivitetit të përditshëm të fëmijës. Çfarë bënë fëmija gjatë ditës? A luan fëmija juaj? A shkon në çerdhe ose kopsht? Ndaj sa gjuhëve është i ekspozuar? Qëndron me fëmijët e tjerë kur ka fëmijë pranë? Si e ka vështrimin fëmija? Nëse e mban para krahëve, ju shikon në sy apo shikon diku tjetër, që do duhej të mos kishte interes në atë moment?

Pra, nëse fëmija vjeç është i ekspozuar ndaj teknologjisë për më shumë se dy orë në ditë, rri vetëm me dadon ose gjyshen në shtëpi, nuk shkon në çerdhe ose kopsht, por shikimin e ka në rregull dhe qëndron me fëmijët e tjerë pavarësisht se nuk ka mundësi të komunikojë. Ne duhet patjetër të dyshojmë për bi/multilingualizëm, por jo për çrregullim të spektrit autik, sepse do u sillni dëme të mëdha fëmijës, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi./ Shendeti.com.al

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 8 =