Më Thuaj Çfarë Shenje Horoskopi Je, Të Të Them Unazën E Ëndrrave Të Tua

Horoskopi
196
0
sample-ad

Nëse je tipi i personit që sheh me kujdes përshtatshëmrinë e shenjave të horoskopit në momentin që hyn në një lidhje të re dashurie, atëherë në po ju çojmë një hap më përpara duke ju treguar se cila është unaza juaj e ëndrrave bazuar te astrologjia

Dashi

Një shenjë zjarri si Dashi nuk ka frikë të rebelohet ndaj traditave dhe lehtësisht mund të zgjedh një diamant me ngjyrë ose një gur jo diamant me formë larg klasikes.

Demi

Demi është shenja e zodiakut dhe e di fare mirë se çfarë do dhe se si e do diçka. Zgjedhja e tyre nuk është asgjë më shumë apo më pak sesa diçka e cilësisë më të lartë. Shijet e tyre shkojnë drejt një unaze të mahnitshme, të thjeshtë dhe pa detaje të shtuara.

Binjakët

Personat e kësaj shenje kanë nevojë për një unazë që të mos i mërzitet kurrë. Kjo në foto është një shembull i mirë se si e do unazën një vajzë e lindur në shenjën e Binjakëve.

Gaforrja

Personat e lindur në këtë shenjë janë jashtëzakonisht romantikë dhe tradicional. Ata gjithashtu kanë shije të pagabueshme dhe të rafinuara. Mendimet e tyre shkojnë gjithmonë te një unazë e vendosur brenda kutisë bojëqielli të Tiffany-s. Një punim elegant dhe i përjetshëm është diamanti më i përshtatshëm për këta romantikë të sunduar nga Hëna.

Luani

Si persona që kërkojnë gjithmonë të bien në sy dhe të kenë vëmendje, Luanët kanë nevojë për një unazë që të bëjë aq figurë e të tërheq vëmendjen njësoj si personaliteti i tyre. Sa më shumë gurë diamanti aq më mirë, është mototja e tyre, ndaj ja ku e keni shembullin.

Virgjëresha

Kur të nisni punën për të zgjedhur unazën për një vajzë të shenjës së Virgjëreshës duhet të keni parasysh 2 gjëra: 1- Personat e kësaj shenje duan të kenë gjithçka në kontroll që duan të kenë një unazë që ta mbajnë në gisht çdo ditë.2- Duhet të keni parasysh që ato vënë re detajet ndaj dhe rreth i përdredhur apo një përzjerje mes materialit të punimit nuk do të kaloj pa u vënë re.

Peshorja

Peshoret janë një ndër shenjat më të balancuara të zodiakut. Atoduan një unazë elegante, që njëkohësisht të jetë e pakohë dhe jo e mërzitshme apo tepër tradicionale. Kjo mund t’ju duket e komplikuar por nëse sheh mirë foton e kupton se si duhet të jetë ajo.

Akrep

Femrat e kësaj shenje mund të jenë gjithçka vetëm delikate jo. Një gur i madh, një prerje (formë) guri e papritur dhe diçka ekstravagante janë ato çfarë duhet të keni parasysh nëse doni të fitoni zemrës e saj.

Shigjetari

Eksploruesit e shqetësuar të zoodiakut bredhin botën në kërkim të aventurave  dhe përvojave të reja. Ato do donin një unazë ‘vintage’ me një histori misterioze në të ose që të përmbajë një gur që vjen nga një vend shumë larg e që fsheh e ka një domethënie.

Bricjapi

Femrat e kësaj shenje e dinë mirë se çfarë duan dhe kanë zero tolerancë kur vjen puna te koha e shpenzuar pa kuptim. Ato madje do të shkonin deri aty sa të krijonin një unazë vet, sepse mendojnë se askush tjetër mund ta bëjë aq mirë sa ato duan. në vend të unazës ato do të preferonin një bizhuteri që do t’i jepte mundësinë ta krijonin vet unazën e tyre.

Ujori

Personat e lindur në këtë shenjë nuk i tolerojnë padrejtësistë. Kur bëhet fjalë për unazën e tyre të ëndrrave ato do të shqetësheshin për praktikat që ndiqen për punimin e diamantin, ndaj edhe shumë prej tyre nuk i zgjedhin unazat e diamantit. Një unazë që do të kënaqte natyrën e tyre fisnike do të ishte ajo e krijuar nga një shitës artizanal i pavarur madje do të ishte akoma më mirë nëse unaza do të kishte disajn të çuditshëm.

Peshqit

Peshqit janë krijesa të devotshme të ujit. Artist, jashtëzakonisht të ndjeshëm, romantikë ata kanë nevojë për një unazë ku të humbasin me mendime. Një gur safir do t’i kujtonte atyre oqeanin duke i krijuar histori e duke i futur në mendime të thella. Gjetje ideale!/PORTALB/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 4 =