UGSH reagon pas kërënimit të kreut të Ballit: E patolerueshme!

AktualitetKryesore
24
0
sample-ad

Publikimi prej gazetarit Xhevdet Shehu i komunikimit me kryetarin e partisë së Ballit Kombëtar zotin Adriatik Alimadhi, në gazetën Dita, përbën një akt kërcënimi të një politikani mbi gazetarin, për shkak të detyrës. Zyra e shtypit e Unionit te Gazetareve Shqiptare e informuar prej kolegut dhe e njohur me aktin e denoncimit te tij pranë organeve te Policisë se Shtetit, shpreh solidaritetin me kolegun dhe e konsideron sjelljen e politikanit Alimadhi një akt kërcënimi dhe ekstremizmi verbal mbi gazetarin në detyre dhe ndaj fjalës së lirë në përgjithësi.

Kërcënime të tilla rikthejnë në marrëdhëniet mes gazetarisë dhe politikes shembuj dhe tensione të së shkuarës, të cilat e përfshinin Shqipërinë ndër vendet me konflikte dhe agresion mes pushtetit mediatik dhe atij politik për shkak te diversitetit te bindjeve dhe raportimit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh mbështetjen ndaj kolegut dhe u kërkon përfaqësuesve politike që ndajnë përkatësi të ndryshme të ruajnë gjakftohtësinë dhe të pranojnë realitetin e pluralizmit politik dhe shoqëror në vend, si brendi që mishërohet në Kushtetutën e vendit si dhe një e drejtë themelore në demokraci.

Politikani Alimadhi përmes agresivitetit te tij verbal, është larg se qeni një qytetar korrekt dhe aq me tepër drejtues partiak e politik qe pretendon te fitoje mbështetjen qytetare në vend.

Unioni i Gazetareve Shqiptare pas këtij rasti apelon për distancim të çdo drejtuesi apo përfaqësuesi politik nga ekstremizmi dhe agresiviteti në marrëdhëniet dhe komunikimin me mediat dhe gazetarët e vendit!

 

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − ten =