PROFIL/ “Prokurorja e hekurt” Donika Prela, gruaja që po çon në burg “të fortët”

AnalizeKryesore
57
0
sample-ad

Rasti i Emiljano Shullazit dhe i grupit të tij ishte testi më i madh për Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Tiranës.

Për të cilën thuhej se janë juristë elite të zgjedhur për “ditë të këqija” dhe që nuk kanë një lidhje me politikën, por edhe pjesën e krimit të organizuar në vend.

Por faktikisht, shumë nga pjestëtarët e kësaj trupe “elitë” që është paguar dhe trajtuar më mirë se kolegët e tyre në vite, ju larguan dosjes  “Shullazi” si “djalli nga temjani”.

Megjithatë, drejtuesja e re e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, pas refuzimit të vartësve të sajë për të marrë pjesë në gjykimin e çeshtjes “Shullazi”, e mori në dorën e saj këtë dosje  dhe në fund, bashkë me tre drejtuesit e tjerë të saj u kërkua 64 vite burg për anëtarët e kësaj bande.

Megjithatë, Donika Prela nuk erdhi nga mungëtira për të drejtuar trupën më të rëndësishme të Prokurorisë, që sipas gjasave do të jetë SPAK-u i nesërm.

Ajo vjen në këtë pikë, pas një përvojë të gjatë si prokurorore, ku gjithmonë ka marrë në dorë dosjet e “nxehta”, që kolegët e saj i linin në qosh, duke sjellë justifikime nga më të ndryshme.

Gruaja nga Kukësi, e martuar me një inxhinier pukjan, e cila ka CV-në e plotë si magjistrate e kompletuar e drejtësisë shqiptare, ka treguar në vite se është gati të vendosë firmën dhe të hetojë pikërisht çështjet më të  rënda në vend.

Zonja Prela e ka treguar këtë pikërisht në kohën kur si një prokurore e thjeshtë, bënte rrugën Kukës-Durrës dhe kthim çdo ditë për të qenë në qendër të hetimit në një rreth problematik siç është qyteti më i madh bregdetar shqiptar .

E lindur në Kukës, e martuar me dy fëmijë Prela rrjedh nga një familje e thjeshtë, me dy prindër punëtorë, aktualisht pensionistë.

Donika Prela është njëri nga katër fëmijët e dy prindërve të cilët kanë sakrifikuar për shkollimin e fëmijëve, të gjithë me arsim të lartë, në profesionet mjekësi, akademi ushtarake, drejtësi dhe institut fiskulture.

Pasi mbaroi ekselent gjimnazin e Kukësit, Donika Prela përfundon Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera.

Në vitin 1999 ka fituar shkollën e Magjistraturës Tiranë në profilin Prokuror, ku është renditur e para në listën e fituesve me numrin më të lartë të pikëve.

Në vitin 2002, Prela është emëruar Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe deri në vitin 2018, ka punuar pranë kësaj prokurorie ku janë përplasur çështjet më të rënda në vend.

Në vitin 2004, Donika Prela  ka drejtuar strukturën Task-Forcë, strukturë e Krijuar për Luftën ndaj Trafikimit të Lëndëve Narkotike, Trafikimit të personave, etj.

Në vitin 2017, ajo mori në dorë drejtimin e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë kësaj Prokurorie, si dhe në përiudhën janar-Maj 2018, detyrën e Drejtueses së Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Nga data 9maj  e këtij viti thirret nga Arta Marku për të drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

CV-ja e Prokurores Prela nuk lindi nga hiçi, por ka ardhur nga puna e saj në terren me çështjet më të rënda.

Një vit pas emërimit si prokurore, pikërisht në vitin 2002, Donika Prela merr në dorë çështjen e vrasjes së komisarit Gani Malushi, shefit të komisariatit të Krujës, vrarë në Durrës në një atentat makabër.

Kjo çështje është hetuar dhe mbrojtur më pas në gjykim nga zonja Prela pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

E komanduar për 6 muaj pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për të përfaqësuar çështjen në gjykim bashkë më një nga prokurorët e krimeve të rënda, Zonja Prela, do të mbahet mënd për përfaqësimin dinjitoz që i ka bërë akuzës në gjykim.

Kjo çështje për historinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda është një ndër çështjet e para të gjykuara, pranë kësaj gjykate ku në përfundim, autori i vrasjes Agim Pepa është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2012, Donika Prela, merr një tjetër vendim të rëndësishëm që do t’i kushtojë jo pak karrierës së saj.

Ajo pushon çështjen në ngarkim të ndaj shtetasit Ledion Ruci, djalit të Kryeparlamentarit aktual Gramoz Ruçi.

Opinioni publik dhe mediat dhanë në atë kohë fakte, ku bënin me dije se kjo dosje ishte një inskenim i pastër politik nga strukturat e policies, përkatësisht Drejtori i Policisë Durrës, Aleks Hajdari në bashkëpunim me Zv.Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit Agron Kuliçi.

Makina e Ledio Ruçit u kontrollua nga nga tetë oficerë të policisë gjyqësore të policisë Durrës dhe nuk u gjet lëndë narkotike, ndërkohë që pas tre ditëve kur makina gjendej në ruajtje nga forca të policisë Durrës, për shkak mungese dokumentesh, u bë një rikontroll dhe u gjet një sasi prej 1.5 gram kanabis.

Në lidhje me këtë çeshtje nga ana e Prokurores është shpalluar i paligjshëm rikontrolli i makinës dhe në përfundim është vendosur pushimi i çeshtjes.

Gjatë karrierës së saj, pranë Prokurorisë Durrës, Prela ka patur numrin më të lartë të procedimeve penale në vite krahasuar me kolegët e saj, në hetim dhe të përfunduara nga ato më të rëndat, vrasje dhe ato të një rëndësie më të ulët.

Më 9 janar të këtij viti, Arta Marku, emëron Donika Prelën si kreun e Prokurorisë së Durrësit detyrë të cilën e ka kryer deri më 9 maj 2018.

Gjatë periudhës katër mujore të drejtimit të kësaj Prokurorie, Prela, mbahet mend për hetimet e filluara ndaj një numri të lartë të zyrtarëve vendorë të Bashkisë Durrës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh u vunë në akuzë nga zonja Prela, ku gjatë drejtimit të sajë si pasojë e hetimeve është pezulluar nga detyra Drejtuesi i Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës Adhurim Qehajaj.

Po kështu si pasojë e hetimeve të nisur është pezulluar nga detyra me kërkesë në gjykatë dhe Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Durrës, Artur Çela. Zonja Prela, filloi një hetim gjithëpërfshirës, për abuzime me detyrën dhe ndaj ish-Drejtuesit të Zyrës së Aluiznit Durrës, Flamur Gjuzi dhe pesë zyrtarëve të tjerë të kësaj zyre për të cilët nga gjykata u caktuan masa sigurimi dhe po kështu u sekuestruan disa objekte të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Por çështja që do ta bëjë Donika Prelën edhe më të famshme sidomos me ndërkombëtarët dhe të sulmuar nga një pjesë e kupolës së drejtësisë, ishte nisja e hetimeve ndaj Adriatik Llallës ish Prokuror i Përgjithshëm .

Dy ditë pas emërimit të saj, në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u paraqit në gjykatë, kërkesa për caktimin e masës së sigurimit “ arrest në burg” për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Paraqitja e kësaj kërkese erdhi si pasojë e analizës së dosjes me prokurorët e çeshtjes, dy ditët e para të punës radhazi nga ana e drejtueses.

Por çështja “Shullazi” do të tregonte diferencën dhe do të hapte hendekun e madh në këtë institucion elitar.

Drejtuesja e re e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas refuzimit të vartësve të saj për të marrë pjesë në gjykimin e çeshtjes Shullazi, vendosi të marrë vetë përsipër përfaqsimin e çeshtjes në gjykim bashkë me tre drejtuesit e tjerë, ku në përfundim u kërkua 64 vite burg për anëtarët e kësaj bande.

Nën drejtimin e Prelës, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u arrit në muajin shtator të goditej grupi i Bajrave në Shkodër, goditje e cila u finalizua me arrestimin e drejtuesve kryesorë të grupit i cili ishte kthyer në shqetësim për gjithë zonën e Shkodrës dhe më gjerë  jashtë vendit ne Belgjikë.

Më datë 21 tetor, nga kjo prokurori u nxorrën 44 masa sigurimi arrest në burg midis të cilëve dhe për shtetasit Arben Çuko ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ish deputet i Partisë Socialiste dhe Arben Noka ish deputetë  të Partisë Socialiste.

Donika Prela nuk ka asnjë lidhje politike me mazhorancën aktuale, madje bashkëshorti i saj, Vangjel Prela ka punuar në administratën e Lulzim Bashës si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Vangjel Prela, me profesion inxhiner ndërtimi, rrjedh nga familja Mirakaj, nga Iballa e Pukës, një ndër familjet më të persekutuara në zonën e veriut.

Kjo familje numëron 7 persona të pushkatuar nga regjimi Komunist, njëri nga të cilët dhe martir i Kishës Katolike Fran Mirakaj, si dhe rreth 950 vjet burg dhe internime si familje.

Vangjel Prela është politikisht pranë së djathtës, që në fillimet e lëvizjes demokratike në SHqipëri.

Ai ka qenë pjesë e lëvizjes studentore, pjesmarrës i grevës së urisë në vitin 1998 në Qytetin Studenti krahas figurave të tjerë politike të njohura si Besnik Jakaj, Bardh Spahija, Flamur Noka, sot figura të njohura të Partisë Demokratike.

Vangjeli Prela ka punuar pranë Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Lulzim Basha nga viti 2011 dhe është larguar nga puna në muajin shator 2017 me kërkesën e tij.

Ka mbajtur dhe detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Dhënies së Lejeve të Shfrytëzimit pranë kësaj Bashkie, në vitet 2015-2017, i emëruar nga vetë Lulëzim Basha.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 17 =