Sapo ka nisur kalvari i vuajtjeve për ty Xhesilë!

Opinion
59
0
sample-ad

Të gjithë i kishin sytë tek ti mbrëmë, të ndoqa dhe unë me kujdes, nëna e motra jote gjithashtu.

Ti ishe kryefjala dhe kryelajmi pêr të gjithë.

Në fytyrë të ravijëzohej qartë vuajtja, frika e pasigura e justifikueshme krejt në këto pozita, ndërsa ishe zbehur krejt si ata njerëz që pa dëshirê largohen nga kjo botë, duke dashur me cdo kusht të thonë fjalën e fundit para se të ikin; në sytë e tu lexohej gjithshka Xhesilë.

Dëshmisë tënde i parapriu sic i ka hije të fortëve në këtë vënd, apo njerëzve me aksione në politikë këtu, deklarata e babait të mikut tënd “qē ndaj teje nuk ish ushtruar dhunë kurrsesi”, duke të diktuar publikisht ty prerazi krejt, qëndrimin që duhet të mbaje në daljen tënde për të thënē “të vërtetën”.

Pse jo në fakt??

Êshtê pikë e presje njësoj me mesazhin që seicili prej te fortêve këtu ka dashhur t’i japë shkurt e qartë nē raste te ngjashme, presë së tij.

Vec ti e di si ia dole të mbijetosh ato minuta në atë studio të ftohtë, ndoshta nga më të gjatat e jetës tënde, ku pyetjet të drejtoheshin me të njejtin rend si në prokurori, para nje skene të re teatri pas së cilës prisje me ankth “verdiktin e jurise” , duke pranuar nga zori e halli të të të masakrojnë sërish.

Ish kaq e dhimbshme të të shihje në ato kushte..

Të vranê disa herë, të përdorën politikisht dhe për audiencë njëkohësisht, ndërsa ti vazhdon e përpiqesh të mbijetosh me të gjitha forcat që të kanë mbetur, një Zot e di sesi..

E kam parë live këtë skenë tek dhjetra bashkëmoshatare të tua e më gjerë, në dhoma të errëta komisariatesh, ku pas atyre dyerve të ftohta, të fortët me shumicë kêtu, skërmitin dhëmbët duke fshehur poshtë këmishave firmato pistoletat e ftohta, që do t’u zgjidhnin hallin seicilit, në rast të kundërt.

E në këtë vend ku ti e ne bashkë, s’jemi halli e problemi i kërkujt s’kish si tê bëje ndryshe e dashur Xhesilë, ndërsa jeta e motrës dhe nënës tënde varej në fije të perit e jashtë kangjellavë atyre studiove të ftohta, ndjeje gjatë gjithë kohës erën e rëndë e të fortë të plumbit e barutit.

Historia përsëritet për fatin tonë të keq, dikur përmes torturave njerëz elitarë nënshkruanin “fajesinë” në ato dhoma të errëta inkuizicioni, ndërsa ty në ndryshim me kēta të fundit t’u desh të nënshkruaje “lirinë” e shtrënguar njësoj krejt, pa asnjë dallim në thelb.

Kështu ka ndodhur gjithmonë, viktimat janë kërcënuar në cdo rast me jetën ndêrsa vrasësit a gjakësit e tyre kanë vijuar serialin me të tjera viktima.

Në qytetin e vogël nga vjen ti ligjin e bën i forti, ti e di mirē Xhesilë e verdiktin e thonë ata në cdo rast.

E padashur e pa kuptuar ndërruat rolet në këtë skenë, me deshirën e vullnetin tënd miku yt u bë tashmē heroi i ditës ndêrsa ti fajtorja dhe subjekti qê duhet sëpaku të përgjigjesh para ligjit për dëshmi të rreme.

E ciladoqoftë arsyeja qē të detyroi të jesh pjesë e githëkësaj, një gjë është e sigurtë Xhesile, që ti po shndërrohesh nga viktimë në të akuzuar minimalisht.

Dëshmia e rreme para oficerit të policisë gjyqësore, fshehja e fakteve apo provave përgjatë deshmisē e më tej, përbën vepër penale e dënohet me gjobë a burgim Xhisele.

E paskësaj ka gjasa reale që përvecse dëshmia jote të konsiderohet nul e të jetë celësi i lirisë së mikut tend, pasi të lërë qelinë sërish ky mik apo familja e tij, të të kêrkojnë t’u shpërblesh dhe dëmin që i ke shkaktuar “për prishje imazhi”, ndërsa ti të mbetësh përjete robinê e tyre

Sapo ka nisur kalvari i vuajtjeve per ty Xhesilë!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 3 =