Agjencia e Producentëve padit në gjykatë Ministrinë e Kulturës

KryesoreKulture
55
0
sample-ad

Agjencia e Mbrojtjes së Producentëve ka nisur në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë betejën ligjore kundër Ministrisë së Kulturës. Pas shtatë vitesh, në maj të 2018, ky institucion i ka hequr licencën AMP për të vjelë fondet e të drejtës së autorit, të interpretuesve dhe producentëve. Kjo e drejtë prej muajit korrik i ka kaluar agjencisë “GRAMMA”, e cila operon në treg prej majit të këtij viti.

Më datën 28 të këtij muaji, ajo është regjistruar si organizatë jo fitimprurëse në Gjykatën e Tiranës, dhe një ditë më pas i është përgjigjur thirrjes së hapur nga Ministria e Kulturës duke tejkaluar afatin me 24 orë.

Por shkelja e afateve dhe numri i ulët i anëtarëve të kësaj agjencie nuk janë marr parasysh nga Ministria dhe më 6 korrik 2018 ka vendosur “Për mos ripërtëritjen e licencës së agjencisë “AMP”, si agjenci e administrimit kolektiv në fushën e të drejtave të prodhuesve të fonogrameve”,  duke zgjedhur për të licencuar në vend të saj agjencinë GRAMM-an.

Por ky vendim bie ndesh me një tjetër të dhënë nga Ministria e Kulturës. Më 10 tetor 2017 Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit ka përzgjedhur agjencinë AMP si agjencia që plotëson kriteret e parashikuara në ligj dhe që kanë të bëjnë me performancën më të mirë për mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave dhe mbulimin më të madh të territorit . Duke vlerësuar maksimalisht organizimin dhe eficiencën e AMP, AMP fitoi licensën si Sportel Unik për administrimin e të drejtës së autorit ”SUADA”

“Pikat e forta janë kontratat që ne kemi me kompozitorët, poetët, me këngëtarët, ndërkohë që jepen një shoqate që nuk e di kush janë këngëtarët. Njëri ka licencë për fruta-perime, njëri fotograf”.

Ashtu siç shihet edhe në këto dokumente disa nga ortakët themelues të agjenci GRAMM-, pak ditë pasi kanë marrë licencën nga ministria, kanë pushuar aktivitetin e tyre.

Ndërkohë kjo agjenci parashikon ne rregulloren e saj se çdo anëtar duhet të paguajë një taksë regjistrimi.

Nga 11 themeluesit e Gramma pesë nuk kanë një aktivitet tregtarë si producentë pasi nuk janë me NIPT, ndërsa dy  anëtarët e tjerë, Blendi Kalivaçi dhe Fejzo Subashi në datën 25 maj 2018  kanë paraqitur dorëheqje nga anëtarësia e GRAMM-A, duke lajmëruar edhe Ministrinë e Kulturës.

Por mospëlqimi është shprehur edhe nga disa prej agjencive prestigjioze të prodhuesve muzikore si IFPI ku AMP aderon e cila më 31 korrik i ka drejtuar një emal Kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − seven =