Senida Mesi, e vetmja deputete e Shkodrës që flet për arrestimin e Bajreve

AktualitetKryesore
80
0
sample-ad

Numri dy i qeverisë Senida Mesi është prononcuar fuqishëm pas arrestimeve të ndodhur në Shkodër, ku është shkatërruar një prej bandave më të fuqishme në vend si ajo e Bajreve.

Ka qenë e para dhe e vetmja deputete e Shkodrës që e ka bërë këtë gjë në foltoren e Kuvendit.

“Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar prej kohësh dhe ka dhënë rezultate konkrete ku disa grupe kriminale janë goditur, hetimet vazhdojnë dhe të tjerë do të goditen”, tha Mesi.

Ndonëse projektligji në diskutim të rendit të ditës kishte bënte me çështje të bujqësisë, Mesi si deputete e Qarkut të Shkodrës, nuk ka mundur të mos prekë çështjet e sigurisë dhe rendit, veçanërisht pas ndalimit të grupit famëkeq “Bajri” nga ana e policisë.

“Lufta ndaj krimit të organizuar nuk lejon asnjë kompromis sado risk që mbart dhe ne jemi të vendosur të sigurojmë jetën dhe mirëqënien e çdo shqiptari, çdo investitori të huaj apo vendas”, u shpreh Mesi.

Në fjalën e saj, teksa foli për investimet në ekonomi,  Zëvendëskryeministrja u ndal edhe tek reforma në drejtësi dhe vettingu, si parakusht për zhvillimin ekonomik.

 “Reforma në drejtësi do të vazhdojë të thellohet, vettingu po jep rezultatet dhe ngritja e organeve të reja do të mundësojë më në fund drejtësinë e re që është parakusht për çdo hap që hedhim drejt zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vendit”, u shpreh Zëvendëskryeministrja.

Ndërkohë, lidhur me investimet në bujqësi, Mesi tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e qeverisë shqiptare për hapjen e programit të financimit “IPARD II”. “71 milionë Euro grante për sektorin e zhvillimit rural të Shqipërisë do të financohen nga BE, dhe 23 milionë Euro do të jetë vlera e financimit nga ana Qeverisë Shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare”, tha Senida Mesi.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 5 =