Senida Mesi në Mal të Zi: negocon me Malin e Zi marrveshje për tregti të lirë me Shkodrën

Aktualitet
65
0
sample-ad

Zv.kryeministrja Senida Mesi, njëkohësisht dhe deputete e Shkodrës, ka negocuar sot në Podgoricë, arritjen e një marrëveshje të lirë tregtie ndërkufitare me Malin e Zi, që të mos ketë barriera për baskinë e Shkodrës, Malësisë së Madhe, që mund të përfitojë shumë nga bashkëpunimi ndërkufitar.

Zv.kryeministrja Mesi ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku është pritur nga Ministrja për Administratën Publike Suzana Pribiloviç dhe Zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi,  Milutin Simoviç.

Gjatë takimit me Ministren për Administratën Publike Suzana Pribiloviç është diskutuar kryesisht për nevojën e shkëmbimit të përvojave reciproke mes dy vendeve në fushën e administratës publike dhe asaj të shërbimeve publike.

Gjithashtu, fokus i bisedës ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal, si dhe sfidat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugëtimin evropian.

Pjesë e agjendës së Zëvendëskryeministres Mesi ishte edhe takimi me Milutin Simoviç, Zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi.

Me homologun malazez, Mesi u ndal tek projektet me interes të ndërsjellë mes dy vendeve dhe më konkretisht, mbi negocimin e kushteve tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe mbi veprimet konkrete që duhen ndërmarrë për liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive lidhur me menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare. Të dyja palët ndanë bindjen e plotë se rezultatet e para të kësaj marrëveshjeje do të pasojnë së shpejti.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 4 =