Reformat kane kosto

Opinion
16
0
sample-ad
Klodian Tomorri

1- Policia e shtetit u rikthye ne detyre. U pastrua nga barkderrat e Saliut dhe u mbush me oficere elegante ne sherbim te qytetareve. Efektet anesore: Gjysma e shefave apo ish shefave te policise jane ne arrati ose kerkim nderkombetar per trafik droge, po te mori koka ere dhe shkon denoncon ndonje krim ne polici te paketuan shpejt e shpejt, ndersa dita pa vrasje i perket te kaluares.

2- Shendetesia u be falas dhe e aksesueshme per te gjithe.
Efekti anesor: Pagesat nga xhepi per kurim sipas Bankes Boterore jane rritur nga 48 ne 49.5 per qind.

3- Territori u vu nen kontroll dhe kaosi territorial ku njerezit ndertonin kuturu shtepi per te futur koken ka marr fundi.
Efekti anesor: Lart e poshte neper Tirane mund te shohesh ca 40 katesha.

4-Energjia nuk eshte me mall pa zot, por u rikthye ligjshmeria.
Efekti anesor: Rritje e vogel deri ne 23 per qind e cmimit per fukarenjte.

5- Sistemi tatimor eshte me i ndershem. Taksimi i padrejte ka marr fund me vendosjen e takses progresive, ku ai qe fiton me shume paguan me shume.
Efekti anesor: Barra fiskale eshte rritur pak me 500 milione euro ne vit dhe rritja me e madhe per dreq i ka rene ne kurriz fukarenjve dhe shtreses se mesme.

6-Koncesionet kriminale moren fund. Tani ka vetem koncesione te ndershme, qe i sherbejne qytetareve dhe paguhen nga buxheti i shtetit.
Efekti anesor: Pyet FMN-ne.

Nuk ka reforma pa kosto. Eshte si puna e ilaceve, gjithmone kane efekte anesore.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + 5 =