Ndryshon kupola e PS-së: Rama i jep Mesit punësimet, afron djalin e Servet Pëllumbit

KryesorePolitike
23
0
sample-ad

 

Edi Rama bën disa lëvizje në kupolën e PS-së, ku thelbi i tyre duket se është emërimi i numrit dy të qeverisë në postin më të lartë që do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje dhe në krye të PS-së.

Senida Mesi është emëruar sekretare për burimet njerëzore, post që nuk ka ekzistuar deri tani në PS, por që ex officio e ka pasur Taulant Balla.

Lëvizja tjetër e rëndësishme në krye të PS-së është afrimi i Arben Pëllumbit, të birit të sih numrit dy të PS-së, Servet Pëllumbi në postin kyç të organizimit, post që deri tani e ka mbajtur Bashkim Fino.

Ky i fundit është vendosur në një post honorifik si numri dy i Asamblesë Kombëtare, një rol që i përshtatet një figure të vjetër dhe mbi palët por jo ekzekutive.

Musa Ulqini, i cili mbante postin e sekretarit për marrëdhiet me koalicionin dhe burimet njerëzore është larguar fare nga kryesia.

Kurse Ilir Beqaj është afruar prap në kryesi, duke i dhënë postin e Sekretarit Dixhital që e ka mbajtur Alfred Peza.

Ky i fundit, i cili nuk është deputet, tani do të jetë një lloj zëdhënësi i PS-së, që do të mbajë relacionet me mediat dhe shoqërinë civile.

Është afruar Teuta Voda, numri dy i drejtësisë, i cili është “Ministrja e Jashtme” në hije e PS-së si sekretare e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërkaq, Petro Koçi, ka hedhur një hap drejt kupolës së PS-së, duke u emëruar zv.sekretar për bashkëqeverisjen, post që do të vazhdojë ta mbajë Erisa Spiropali.

Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, të cilët kanë poste kyçe në Kuvend; njëri kreu i Komisionit të Ligjeve dhe tjetra nënkryetare e Kuvendit janë kooptuar në kryesi, çka i jep më fuqi vendimarrëse. /shtypi.net/

 

Emrat

 

 

Bashkim Fino- zgjidhet nen kryetar i asamblese kombetare te PS

 

 

 

Ulsi manja dhe Ermonela Felaj zgjidhen anetare te rinj te kryesise se PS

 

 

 

Arben Pellumbi  Sekretar per organizimin

 

 

 

Shpat Kolgega Zv.Sekretar per organizimin

 

 

 

Blerina Gjylameti-Sekretare per org elejtoral

 

 

 

Ermira Rusi zv Sekretare per org elejtoral

 

 

 

Senida Mesi-Sekretar per burimet njerezore

 

 

 

Ilir beqja sekretar digjital

 

 

 

Laert Duraj-Sekretar per emigracionin laert duraj

 

 

 

Elisa Spiropali-Sekretare e bashkqrverisjes elisa spiropali

 

 

 

 

 

 

Petro koci zv Sekretar  i bashkëqeverisjes

 

 

 

Bledi Çuci– Sekretar per ceshtjet zgjedhore

 

 

 

Teuta Vodo-Sekretar per marredheniet nderkombetare

 

 

 

Alfred Peza– Sekretar per marredheniet me mediat e shoqeri e civile

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + 19 =