Policia serbe rrethon televizionin shqiptar në Preshevë

AktualitetKryesore
28
0
sample-ad

Familjarë, Bashkëpuntorë, Miq dhe Dashamirë të nderuar…

– Të mllefosur si kurrë më parë, po e ndajmë brengën me Ju dhe po Ju informojmë se :
– Sot në orët e pasdites në shtëpinë tonë erdhën “mysafirë” të padëshiruar, një grup Policësh na rrethuan shtëpinë kurse disa prej tyre u futën edhe mbrenda, për anëtarët e Familjes ishin momente trishtuese.

– Policia ma konfiskoi Armën e gjuetisë dhe Revolen time personale dhe më pas u larguan.

– I gjith ky defilim i forcës dhe trishtimit të Policisë në shtëpinë time ishte inicuar nga Avokati serb nga Vranja i ish kryetarit të komunës së Bujanocit aktualisht kryetarë i Partisë Demokratike Nagip Arifit për gjoja marjes të masave të sigurisë dhe eliminimit të rezistencës time gjatë procedurës të konfiskimit të pronës që do të pasoje ditët në vijim në llogari të Nagip Arifit për borxhin 36 mijë dinarë (300 €uro) për harxhimet e seancave gjygjësore, lëndë të cilën unë e kam humbur pamvarësisht se ai erdhi në shtëpinë e Vëllaut tim për ta kërcënuar në mesnatën e 6 janarit të vitit 2016.

– Rasti na detyron të dyshojmë dhe të frigohemi se ka prapavijë tjetër të rrezikshme për sigurinë time dhe të anëtarve të Familjes sepse e gjithë kjo rrëmujë logjikisht nuk bëhet për 300 €uro !

– Lusim Dashamirët tanë që këtë mesazh dikush t’ia përcjedhe Nagip Arifit, ta këshilloje që ta stopoje zullumin ose eventualisht nëse nuk qëndon prapa të na njoftoje sa më parë !

– Miq të nderuar, kërkojmë ndihmë dhe këshillat tuaja…

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + five =