Ndryshimet në qeveri: Taulant Balla shpjegon skemën pas mbledhjes së grupit

Politike
64
0
sample-ad

Në pritje të nisjes së seancës së parë parlamentare për këtë sesion, Partia Socialiste ka mbledhur Grupin Parlamentar.

Pas takimit, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ka folur për mediat.

I pyetur për ndryshime të mundshme në qeveri, Balla ka thënë:

“Në radhë të parë ishim të fokusuar në një raport për turin e llogaridhënies, në çdo njësi të Shqipërisë, ku kishim mbajtur gjithçka shënim, edhe ministrat që nuk morën pjesë.

Do nisim një fushatë të re anëtarësimesh, në përgatitje të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.

Ne jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm dëgjesash, ku kryetarët vendorë, apo anëtarët e këshillave bashkiakë do rikthehen në çdo komunitet për të dëgjuar e mbajtur shënim sepse për ne është shumë e rëndësishme të kemi vëmendjen te njerëzit”.

Balla tha ndërkohë se, pavarësisht shpifjeve, PS është e hapur për dialog me PD-në:

“Ne nuk mund të humbim kohë me tre konferenca për shtyp të PD në ditë me shpifje, ne e kemi vëmendjen te ata që na kanë votuar.

Por, për ne dialogu me ozpoitën është thelbësor.

Për shpifjet nuk japim dot përgjigje, për çështjet e tjera ofrojmë dialog konstruktiv”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × three =