SHBA nis fazën e dytë të operacionit në Tiranë: u refuzon vizat zyrtarëve e politikanëve të lartë

AktualitetKryesore
28
0
sample-ad

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka nisur sanksionin e dytë ndaj zyrtarëve të lartë, por kësaj here në radhët e politikës.

Siç mësohet nga burime diplomatike, prej disa kohësh po zbatohet një politikë strikte refuzimi vizash për një mase të konsiderushme zyrtarësh të lartë dhe familjarëve të tyre nga ambasada e SHBA.

Në vitin 2015, selia diplomatike e Uashingtonit e mori këtë masë për kupolën e drejtësisë shqiptare, ku i pari që u ndëshkua ishte Kryeprokurori i Përgjithshëm i kohës Adriatik Llalla dhe gjyqtarë e prokurorë të rëndësishëm.

Kurse tani po vihen në zbatim faza e dytë e planit, ç’ka parashikon sipas të gjitha gjasave një nisje hetimi të rëndësishëm nga organet ligjzbatuese shqiptare të mbështetura nga asistenca amerikane dhe ajo e BE-së.

Personat që u është refuzuar viza mësohet se janë pjesëtarë të lartë të administratës shtetërore, por edhe familjarë deputetësh nga të dy krahët e politikës shqiptare.

Deri tani ky lajm po mbahet in hold si nga ambasada ashtu edhe nga “viktimat” e fazës së dytë të planit amerikan.

Por ka shumë gjasa që gjithcka të bëhet e ditur në ditët që vijnë.

Ky veprim duket një paralajmërim i hapur dhe sinjal i qartë që pas drejtësisë së vjetër kërkohet vënia dorë tek pjesa e kalbur e politikës.

Ka shumë gjasa që ky sinjal të jetë një thirrje për Arta Markun por edhe për Edi Ramën që të largojë njerëzit me probleme nga qeveria dhe administrate e lartë.

Ky fakt ka dalë edhe në mbledhjen që Rama ka mbajtur si me ministrat në Vlorë ashtu edhe me krerët më të lartë të PS-së.

Ka shumë gjasa që të ketë edhe reperkursione të shpejta në politikën e lartë shqiptare pas kësaj mase të ambasadës amerikane.

Pritet që ky operacion të vazhdojë me refuzime edhe më të shumta, ndoshta edhe më të larta ndaj politikanëve shqiptarë./shtypi.net/

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =