Donald Lu nis kërkimin për krerët e drejtësisë: bëhet identikiti për krerët e KLGJ e KLP

AktualitetKryesore
46
0
sample-ad

Donald Lu duket se ka gjetur çelësin për të zhbllokuar situatën e krijuar nga furtuna e vettingut që po eleminon të gjithë kandidatët që kanë garuar për në dy organet e lartë të Gjyqësorit: KLGj e KLP.

Kandidaturat që janë përgatitur një vit më parë nga Kuvendi që drejtohej nga Ilir Meta, po rrëzohen dita ditës nga vetting, ndaj dhe ambasada amerikane, si një vit më parë ka marrë situatën në dorë.

Selia diplomatike e SHBA-së  ka bërë thirrje për aplikimin e kandidatëve të pastër për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ambasadori Donald Lu, gjatë një mesazhi pak ditë më parë  amerikan foli se “ duhet të paktën një gjyqtar të ndershëm nga gjykatat e apelit”.

Edhe një vit më parë për kandidatët e komisioneve të vettingut pati hezitim në aplikim, por kur ndërhyri ambasada amerikane rinisi procesi dhe këto organe u mbushën kryesisht me njërëz jashtë gjyqësorit.

Porn ë rastin e KLGJ-së dhe KLP-së situate është më komplekse, pasi duhet të paktën një eksperuencë 15 vjeçare në system.

Duket po gjenden homologët e Arta MArkut nëpër gjykatat e Apelit, dhe jo “ujqit e vjetër” të sistemit,

Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së hap rrugën më pas për të startuar SPAK apo Prokuroria Speciale, e cila do të marrë kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ambasada amerikane dje u ka bërë thirrje sot të gjithë gjytarëve që kalojnë vetingun të aplikojnë për vendet vakante.

 “Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni”, thuhet në thirrjen e ambasadës amerikane.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ishte planifikuar të ngihej që në fund të vitit 2016, por politika ka bërë tentativa të shumta që ky organ të mos zyrtarizohet. Fillimisht ishte Partia Demokratike, e cila ankimoi në Kushtetuese ligjin e vetingut. Kushtetuesja e pezulloi për 3 muaj dhe procesi u shty. Kur pritej që të zgjidheshin anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, PD hyri në çadër dhe vonoi me 3 muaj votimin e tyre. Pasi u zhbllokua vetingu, hyrën në ngërç KLGJ e KLP. Gara për përfaqësues nga shoqëria civile e avokatia u hap 4-5 herë. Kushtetuta e ka të përcaktuar se SPAK ngrihet dy muaj pas ngritjes së KLP. Pra, pa u ngritur KLP nuk ka organe antikorrupsion. Por ngrija e këtij organi po has vështirësi. Përveç kësaj, problemi është se KLP do emërojë prokurorët e SPAK. Kushtetuesja ka rrëzuar nenin bazë të mbledhjes së KLP dhe nëse ai nuk ndryshon, nuk bëhen dot emërime. Pra tashmë gjithçka është në dorë të politikës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + two =