VIDEO/ Kisha serbe nis lëvizjen “anti-xhamadani vija- vija para negociatave për Kosovën

AktualitetKryesore
80
0
sample-ad

Kisha Ortodokse serbe ka nisur një përpjekje për të ngjallur një ndjenjë për Kosovën, që ka humbur prej shumë kohësh tek serbët.

Për t’ju kundërvënë frymës shqiptare në kulturën dhe zakonet e shqiptarëve në Kosovë, serbët po përpiqen të kërkojnë një atu për t’ju kundërvënë frymës që Kosovën e kanë ruajtur si “shtyllë kurrizore” të kombit shqiptar.

Ose për të zënë atë qoshe me mënyra të tjera që përdorin shqiptarët dhe jo përrallën e “djepit të Serbisë” nëpërmjet manastireve.

Një nga mënyrat që sidomos brezi i ri është injektuar tek shqiptarët është folku nacionalist në muzikë dhe në sport siç janë ndeshjet e kombëtares.

Këngë si “xhamadani vija vija, është Kosova është Shqipëria”, janë kthyer në himn tashmë.

Dhe Kisha ortodokse serbe po mbështet një performancë duke përdorur sportin dhe kulturën.

Në kulmin e një procesi që po shkon drejt kulmit të tij, pra vulosjes së çështjes së Kosovës, serbët kanë ndërmarrë një manovër për të kushtezuar këtë process.

Duke përdorur një shoqatë sportive, siç janë tifozët e Crvena Zvesdës, kanë mbajtur një koncert të madh në Kotorr të Malit të Zi, një qytet bregdetar me shumicë serbe, për të ndihmuar serbët e Kosovës.

Me pjesëmarrjen e mjaft këngëtarëve nga Serbia dhe Mali i Zi, si dhe shumë shoqatave, është kryer një demonstrim veror turbofolk nacionalist.

“Oj Kosovo oj Kosovo”, ka qenë refreni i një kënge serbe si përpjekje për t’ju kundërvënë “xhamadanit vija, vija”.

Bileta për concert ka kushtuar 5 euro dhe në event ishim në shumë se 2 mijë persona. 50 mijë eurot e grumbulluara janë dërguar në një llogari bankare për serbët e Kosovës.

Bashkëorganizator i koncertit humanitar, ishte Kisha Ortodokse Serbe dhe Komuna e Kotorrit. /shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × three =