Putin, sfidë SHBA: vjen në Beograd bashkë me MIG-29 dhe sistemet raketore ruse

AktualitetKryesore
62
0
sample-ad

Serbia do t’i tregojë muskujt Perëndimit për të bërë presionin e fundit në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Siç bën të ditur Veçernje Novosti, Vuçiç ka ftuar Putinin dhe tashmë është përcaktuar në protokoll që presidenti rus do të jetë në Beograd, pikërisht ditën e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, për t’i treguar botës se ai do të mbetet të jetë protektori i sllavëve të Ballkanit, si dhe tokat ku jetojnë ata i konsideron si domein i Moskës.

Vuçiç ka përgatitur një paradë të bujshme shtarake ku do t’i tregojë Putinit 100 tanke të reja dhe raketa.

Sipas gazetës së Beogradit, Vecernje Novosti, përveç presidentit rus, pritet të marrin pjesë në paradë edhe zyrtarë të tjerë botërorë.

Pikërisht në këtë paradë do të zbulohen sistemet e reja raketore të prodhimit rus me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, të cilat do të dërgohen këto ditë nga Bjellorusia.

Marrëveshja me Bjellorusinë përfshin blerjen e katër MiG-29 më shumë.

“Ceremonia do të jetë shumë e bujshme, do të bëhet ajo që nuk është parë asnjëherë në këtë vend”, tha një burim për Vecernje Novosti.

 

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin konfirmoi se marrëveshja me Bjellorusinë po afron fazën përfundimtare. Një hap drejt një bashkëpunimi edhe më të mirë do të jetë krijimi i zyrës së ministrisë së mbrojtjes të Serbisë në Misk.

Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak me Rusinë dhe me iniciativën e Presidentit Putin, Serbia para dy vitesh mori një donacion që përbëhej nga gjashtë MiG-29, 30 tanke T-72C dhe 30 automjete të blinduara të luftimit dhe zbulimit BMRD2.

Megjithatë, Putin vendosi të zgjerojë paketën, duke përfshorë edhe helikopterë.

Ndërkaq, Beogradi ka vendosur blerjen e tre Mi-17 më shumë katër helikopterë Mi-35.

Me të gjithë këto ndihmaB Serbia do të ketë deri në 14 MiG-29.

Përveç avionëve rus, ushtria dhe policia do të marrin nëntë helikopterë të Airbus nga Franca./shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + 13 =