“Morandi”, historia e “Rozafës” italiane që u mallkua prej ndërtimit

AktualitetKryesore
55
0
sample-ad

Ura më e mallkuar në Itali, ku sot shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave nuk ka asnjë lidhje me këngëtarin shumë të njohur Giani Morandi.

Ajo quhej Morandi, për nder të inxhinierit Italian Ricardo Morandi, njeriut që e projektoi këtë vepër infrastrukturore, por që sot ndaj tij janë drejtuar reflektorët e urrejtjes.

U deshën 4 vite për ndërtimin e urës së lartë të Gjenovës, e cila u financua nga Enti Italian i ujësjellësit. Nga viti 1963-1967 zgjatën punimet për një vepër të rëndësishme që sot është kthyer në tmerrin e botës, pasi ka rënë papritur si pasojë e një trafiku të rënduar prej  njerëzve që shkojnë me pushime për të festuar kulmin e verës apo Ferragosto.

Megjitatë Ura Morandi ka pasur një histori të gjatë tersi e mallkimesh, duke pasur periodikisht histori problematike.

Ashtu si Kështjella e Rozafës në Shkodër që shkatërrohëj sapo ndërtohej, edhe “Morandi” ka pasur një odise të trishtueshme.

Betoni i ngrirë në urë skadoi vetëm për pak vite dhe ajo ju nënshtrua një rikonstruksioni të herëpaskohshëm.

Ishte ura që lidhte qytetin e madh port të Gjenovës me Savonën e Ventimiglia-n por edhe pjesë të rivierës ligure. Një rrugë pjesë e autostradës A10 e superopopulluar, edhe pse herë pas herë ka pasur kërkesa për ta bllokuar.

E fundit ishte 4 vjet më parë, por pjesëtarët e partisë sot në qeverisje 5 Yjet e kundërshtuan, duke e cilësuar si një vepër historike. Ishte e gjatë mbi 1 kolometër, ekzaktësisht 1183 metra ndërsa e lartë 90 metra. Një lartësi që ka ndihmuar mjaft edhe lëkundjen e srukturave.

Rrëzimi ndodhi sot në mesditë gjatë një stuhie të tmerrshme, ku pati edhe gjëmime dhe rrufe të fuqishme.

Në rrjet kanë nisur siç ndodh shpesh historitë e tilla që kërkojnë të gjejnë shkakun e këtij dënimi mbinjerëzor, pasi edhe atmosfera e rrëzimit ishte apokaliptik.

Megjithatë është herët pasi ende nuk dihet saktë sa janë viktimat.

La Repubblica flet për dhjetëra por numri pritet të rritet nga momenti në moment. Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që partitë fajësojnë njëra-tjetrën. Kurse gjenovezët që u bnë telefonave dhe nuk i përgjigjen të afërmit rrinë me zemër të ngrirë; për të marrë ndonjë lajm të mirë në television, që nuk kanë qenë njerëzit e tyre…

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 17 =