E vërteta e protestave rumune dhe pse ata nuk ngjitën si kauzë për opozitën tonë

AktualitetAnalizeKryesore
41
0
sample-ad

Në këtë thatësirë politike dhe mediatike në vend, protestat në Rumani u kthyen në një lloj atu-je apo katalitazor për opozitën poltike në Shqipëri që të gjejë një “këmbë” ku të mbështesë reagimin e pritshëm protestues të shtatorit.

Dhe e gjitha nga një situatë serioze u kthye në një komedi me fotomontazhin e një vajze të veshur e ngjeshur, ku shkruhej që “nuk jemi si Shqipëria”, tentativë që synohej të nxiste sedrën e shqiptarëve.

Por gjithçka qëndron me thelbin e protestave rumune, e cila asnjëherë nuk është shpjeguar saktë.

Në Rumani, protestat janë nxiur nga opozita, e cila është një bashkim partish të qendrës dhe të djathtë, kundër qeverisë së qendrës së majtë, me në krye partinë Social Demokratie, ose më mirë grupimin që erdhi në pushtet pas ekzekutimit të Nikolae Çausheskut në vitin 1990.

Megjithatë, protestat janë organizuar nga grupe civile dhe sindikata të ndryshme.

Kauza kryesore e këtyre protestave është drejtësia. Qytetarët mbështesin prokurorinë special antikorrupsion, e cila prej mbi 4 vitesh ka ndërmarrë një fushatë të fortë kundër politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Në Rumani janë proceduar 4 ish-kryeministra dhe 30 ish-kryebashkiakë me akuza korrupsioni,

Partia Socialdemokrate në pushtet nuk arrin dot të emërojë liderët e saj në qeveri, pasi elita është e akuzuar zyrtarisht.

Kabineti qeveritar përbëhet nga teknokratë.

Nga ana tjetër, edhe nga e djathta ka të akuzuar, por duke qenë se nuk është në qeveri ata janë të lirshëm për të lëvizur politikisht.

Kulmi i irritimit social në Bukuresht arriti kur mazhoranca miratoi shkarkimin e  Laura Codruta Kovesit, prokurores special, e cila ishte kthyer në një mankth për politikanët.

Shkarkimi i saj në fakt u firmos edhe nga Presidenti i vendit, Klaus Iohannis, i cili është në fakt edhe ikona politike e opozitës dhe kundërshtari më i egër i së majtës.

Pra kauza e protestave në Rumani është në një farë mënyre “shtytja e reformës në drejtësi” po ta marrim me kutin shqiptar.

Ata kërkojnë që të vazhdojë punën pa pengesë prokurorja speciale për të dërguar para bankës së akuzuarve politikanët abuzues.

Po tek ne?

Prokuroria Speciale ende s’është ngritur, gjithashtu edhe BKH-ja.

Opozita e djathtë, të paktën nuk e ka shtyrë ngritjen dhe emërimin e Prokurorisë Soeciale apo SPAK që është trupa që do të hetojë politikën.

MadjePD dhe LSI kanë dalë kundër reformës në zbatim, kundërshtojnë vettingun që i bëhet gjyqtarëve të sistemit actual dhe prokurorëve, duke sulmuar jo vetëm mazhorancën por edhe ndërkombëtarët.

Në Rumani protestat kanë një kauzë të qartë dhe është jo thjeshtë antikorrupsioni si parim, por konkretisht ata duan rikthimin e simbolit të gjuetisë së politikanëve në punë.

Kurse tek ne opozita kundërshtoi emërimin e Arta Markut si Kryeprokurore e përkohshme madje edhe me bomba tymuese, por nuk ka nxitur apo propozuar asnjë masë sesi mund të mbushet vakumi bosh i drejtësisë në mënyrë që të zgjidhet sa më shpejt kreu i SPAK.

Le ta bëjë një propozim, jo thjesht në konferencë shtypi, por të nisë një process public siç bëri Edi Rama dikur në opozitë me kandidaturat për avokatit të Popullit.

Të gjejë një kandidaturë që gjen përkrahje në public, më pas ta vendosë në një shkresë zyrtare dhe publikisht t’ja propozojë Parlamentit për miratim. Dhe kërkon 84 vota. Nëse PS-ja e refuzon, atëherë po, jo vetëm mund të dalë në protesta, por realisht ka shumë gjasa që të gjejë mbështetje të madhe popullore.

Për të nisur një fushatë morale kundër korrupsionit duhet të largosh të korruptuarit.

Kjo duket si pak utopike pot ë shohësh parkingun e dy partive kryesore të opozitës. Makina më e vjetër është e vitit 2014….

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + 9 =