Vapa shtyn njerëzit në plazhe; por shkaktohet kaos masiv në trafik

AktualitetKryesore
47
0
sample-ad

Vapa e madhe ka sjellë si pasojë një dyndje të shqiptarëve në plazhe këtë të dielë, por sasia e madhe e lëvizjeve në të njëjtin orar ka shkaktuar një kaos të madh në trafik.

Zonat më problematike kanë qenë Fieri dhe autostrada Tiranë Durrës.

Një trafik i rënduar është ndeshur në aksin rrugor Fier-Levan, ku shkak është bërë rritja e fluksit të pushuesve drejt bregdetit të jugut këtë fundjavë. Radha e automjeteve nis prej unazës lindore të Fierit dhe ka vazhduar deri në Levan ku ndahen drejtimet e lëvizjes.

Një pjesë e rrugës që duhet të përshkojnë drejtuesit e mjeteve është kthyer në makth. Shkak i këtij trafiku është rritja e fluksit të pushuesve drejt bregdetit të jugut për fundjavë.

Ndërkaq, radha e automjeteve nga Vora në Maminas ka arritur në 5 km.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + nineteen =