Dy fjalë mbi tradhtinë kombëtare

Opinion
58
0
sample-ad

Grid Rroji

Nocioni tradhtar ka përmbajtje fort të rëndë në gjuhën shqipe dhe traditën shqiptare. Tradhtia është akti më i dënueshëm kulturalisht, dhe kur ndodh karshi interesave kombëtare bëhet i urryeshëm jo vetëm në plan individual por masivisht. Tradhtar i kombit pra është një nofkë që askush nuk dëshiron as t’a dëgjojë e jo më t’a akuzojnë. Mirëpo në një rrafsh psikologjik, njeriu bën çmosin që t’i racionalizojë veprimet e veta, ndaj në mendjen e vet edhe shumë tradhtarë nuk besojnë se po e kryejnë aktin turpërues. Ata çirren, ziren, kërcënojnë akuzuesit por edhe njëri tjetrin duke mjegulluar kësisoj mendjet e njerëzve. Sigurisht që kokat e Parisë e dinë mirë se çpo bëjnë por u duhet të shtiren që të mvajnë afër turmën e veglave dhe idiotëve funksionalë.
Një tjetër dukuri që ngjet shpesh me tradhtarët është se ata e cilësojnë tradhtinë si një akt madhor, dhe veprimet e veta edhe kur i njohin si të dëmshme, i shpjegojnë si jo në shkallën e duhur për tu parë si tradhti. Mirëpo tradhtia shpeshherë është një seri veprimesh apo mosveprimesh të vogla të cilat japin rezultatin dëmprurës për kombin.Beteja e tradhtarëve është që përkufizimi i tradhtisë të jetë aq i lartë sa askush të mos e arrijë dot. Ama, po të ishte ashtu askush nuk do ishte kurrë tradhtar.
Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, një teknikë e tradhtarëve është justifikimi se atë e dëshirojnë forca madhore, miq realë apo imagjinarë, por që nuk lenë vend për alternativa. Sipas kësaj logjike tradhtia shndërrohet me një të rënë të pendës në heroizëm kombëtar. Kjo teknikë që anglofonët e përkufizojnë si sleight of hand kthen përmbys rrafshin moral duke zhvlerësuar parimin që i jep jetë vlerës së kombdashurisë.

Të gjitha këto truke kanë qenë dhe janë në dukje gjatë këtyre viteve padyshim tek Paria e Tiranës, një grupim kompakt, thellësisht antishqiptar, me pushtet tejet të madh që rotacionohet mes vedi por nuk ndryshon as veprimin antishqiptar e as mendësinë. Kjo kovë plehu ku dominojnë pakicat dhe llumi i shqiptarëve ka aftësi dhe mundësi propagandistike të pakonkurrueshme në kushtet e sotme. Fatkeqsisht, ka shenja se parijatarët në tokat e tjera shqiptare e kanë përqafuar këtë mendësi, edhe pse në Kosovë dhe Iliridë njerëzit e thjeshtë por dhe disa intelektualë nuk devijojnë kollaj nga rruga kombëtare.
Pra, nuk ka nevojë për deklarata, shkrime në gazeta perëndimore, kinse zënka midis atyre që ja kanë shitur shpirtin lekut, apo shashka për të devijuar vëmendjen si këto veroret. Kjo pari antishqiptare, e gjitha bashkë, me Ed e me Sali, me Like e Monë, me Lule e Lalidhjer, së bashku me shpurën e veglave që gjallojnë në Tiranën e pakicave, janë mishërimi i tradhtisë kombëtare. Nana (gjyshja) ime e ndjerë thoshte “për me pastrue handrakun merr shîsën e luj kambt”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − 4 =