Presheva, Lugina jetime shqiptare

Opinion
42
0
sample-ad

 

Daut Dauti

Kur përmendet Lugina e Preshevës, ekziston përshtypja që shumë njerëz mendojnë se është fjala për Preshevën dhe disa fshatra përreth. Në fakt, Lugina e Preshevës është pjesa e kufizuar me ngjyrë të kuqe në këtë hartë. Lugina përfshinë një territor mjaft të madh dhe të banuar me mbi 95% me shqiptarë. Këtu nuk është përfshirë Medvegja.

Nëse i shihni dy vija që shkojnë paralel (lart-poshtë) në të djathtë, afër vijës së kuqe, ato janë hekurudha dhe autostrada që vijnë nga Beogradi e shkojnë për Shkup e përfundojnë në Selanik. (Është udhë e moçme e shqiptarëve kjo).

Është vështirë të dihet se çka është duke u biseduar këto ditë për ndërrimin e territoreve dhe çka konsiderohet me emrin Luginë e Preshevës. Por, çkado që konsiderohet më pak se ky territor në ndërrim, punët do të përfundojnë shumë keq.

Gjatë vitit 1943-44 kufiri i shtetit shqiptar ka qenë vija e hekurudhës në të cilën vijë (Preshevë-Bujanoc) shqiptarët kanë ofruar rezistencë ndaj forcave partizane jugosllave dhe çetnike serbe. Në mbrojtjen e këtij kufiri dhe kësaj pjese të tokës sonë kanë dhënë jetë shumë shqiptarë, përfshirë gjyshin tim.

Nëse fillon puna e shkëmbimit të territoreve dhe nëse kjo pjesë nuk përfundon në tërësi në Kosovë, nuk do të ketë zgjidhje të problemit shqiptaro-serb pasi që gjasat e aktivizimit të potencialit të luftës, janë të mëdha.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − three =