“Londra nr 2”? Fuqitë e mëdha nisin bisedimet sekrete për Kosovën: Rusia e Kina fitojnë terren

AktualitetKryesore
36
0
sample-ad

Britania ka marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka vendosur Kosovën në rend dite pork a qenë Rusia dhe Kina që kanë kërkuar heqjen nga axhenda, çka kanë të drejtë proceduriale ta bëjnë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, në një prononcim televiziv.

“Nuk do të ketë zgjidhje e çështjes së Kosovës me imponim por vetëm me negociata. Tashmë kjo çështje është future edhe në axhendën e OKB-së. Ata Fuqi të Mëdha që kërkojnë të na japing një variant të tippit: mere ose lëre e kanë kuptuar se kjo tezë ka dështuar”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Prej 10 vjetësh Kosova ka qenë çështja kyçe që është diskutuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sa herë është thirrur ministry i Jashtëm serb.

Por këtë vit diçka ka ndryshuar dhe kjo duket se ka një lidhje edhe me manovrat që Uashingtoni po bën për të krijuar një korridor me Moskën.

Ky corridor duket qartë se parashikon negociata ku përfshihen shkëmbimet e territoreve, pra një marrëveshje kufijsh, apo ajo që Albin Kurti e ka quajtur një “Londër e re”.

Dhe si për koençidencë, pikërisht Londra zyrtare, ka të drejtën e organizimit të axhendës së bisedimeve, ku Moska ndoshta nuk do të jetë palë, por padyshim që do të jetë “levë diplomatike”.

Ndaj Iviça Daçiç ka marrë zemër.

Siç bën të ditur Tanjug, në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit, Kosova do të diskutohet në dyer të mbyllura për të arritur një pakt mes Fuqive të Mëdha dhe jo një përplasje live tv.

Konferenca e Londrës e vitit 1913, ka qenë pak a shumë e tillë; një session i fshehtë që mori vendime të cilat nuk u bënë publike, e duket se ka mjaft ngjashmëri me metodën që sapo ka nisur…/shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − eight =