Elegji për respektin pa “bishta”

Opinion
20
0
sample-ad

Shihja kurorat dhe tufat me lule, që mbuluan varrin dhe thoshja me vete se e ndjera, vështirë të ketë marrë kaq shumë lule gjatë 70 e kusur vjetëve që jetoi.

Në fakt nuk para e kemi traditë të dhurojmë lule. ‘Këtu tek ne lulet i hanë gomerët’, thotë ai personazhi i Ndrenikës te ‘Koncert në vitin 1936’.

Pastaj m’u kujtua Ana Franku kur thotë se të vdekurit marrin më shumë lule se sa të gjallët. Mbase nga që pendimi eshtë shumë më i përhapur se sa mirënjohja.

Vërejtje shumë e thellë për një fëmijë si Ana, them me vete dhe sjell ndër mend diskutimet në se ditari i saj është origjinal apo i trilluar.

Pa mbaruar mirë me Ana Frankun, më kujtohet Ollga, një polake e martuar këtu. Herën e fundit që e pashë nga larg, në rjetën e psonive kishte disa kokrra patate dhe një tufë lule. Kohë tulloni.

Pas një jave i shkova në varrim. Nuk i shpura lule, se burrat s’para shpien lule në varreza. Eshte punë grash😝

Pastaj më kujtohet se mëngjeseve herët, kur dal nga kodrat e liqenit, vajzat e gratë që vrapojnë kundërmojnë aroma parfumesh, kurse djemtë e burrat mbajnë era gjumë. Duket që përtej se disa nuk kanë larë as sytë.

Më në fund kujtohem ku jam dhe nis e qortoj veten: mendo për të ndjerën, boll u more me veten e me kujtimet e tua.

Pa mbaruar mirë qortimi e pendesa, nis prapë të meditoj dhe them se prirja për të kujtuar turli gjërash gjatë varrimit është mekanizëm vetmbrojtës, na shërben për t’i ikur pikëllimit që ngjallin varrezat.

Justifikohu, justifikohu, përqesh vetja veten ndërsa, në pikë të diellit pres radhën e gjatë për t’u dhenë dorën të afërmve. Se kështu e do zakoni. Dhe, mbi të gjitha, duhet të më shohin që kam ardhur😉

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four + seven =