Dy fjalë mbi nderin dhe dinjitetin

Koment
19
0
sample-ad

Grid Rroji

Liria, nderi dhe dinjiteti përpuqen fort në një pikë të përbashkët, shtetkombin. Askush nuk e ruan dot nderin e dinjitetin e individit përkarshi shoqërisë dhe si pjesë e pandashme e saj nëse shteti nuk e ruan, mëkon dhe forcon mendësinë kombëtare. Shteti si mishërim i kombëtares është pra pikënisja dhe pikëmbërritja. Për shembull, një shtet lapangjoz e antikombëtar si ky i Parisë, ushqen mendësinë e hajnisë, babëzisë, urrejtjes ndaj tjetrit dhe dembelisë. Kështu ata ruajnë sundimin dhe me një guriçkë vrasin dy zogj: edhe shkërmoqin shoqërinë edhe mbyllin udhën e cilësdolloj kundërshtie të mundshme. Çdo poshtërsi që bëjnë kalon me triditëshin famëkeq dhe vjen tjetra. Niveli i frikshëm i propagandës u lejon të luajnë guraçokthi me shqiptarët. Kështu pra, nderi dhe dinjiteti zhvoshken nga kuptimi i vërtetë dhe shndërrohen në fjalë boshe ose më keq ende në padije, cektësi, fodullëk e arrogancë. Sërish askush nuk mundet me e krijue nderin individual kur është pjesë e një shoqnije llumnore. Kjo për shkak se edhe nëse e jeton individualitetin me norma tradicionale, nuk mund ti besosh askujt që ke përreth. Shumëkush i është afruar fesë për të gjetur qetësi shpirtnore, por ne shqiptarët nuk na bashkon feja por shqiptaria. Pra, në vend të një bashkësie kombëtare në të cilën e sheh bashkëkombasin përtej pasurisë materiale si vëlla e motër të një gjaku, këta ushqejnë një mendësi ku robi për robin është ujk, ku vëllai s’i beson të vëllait, ku i fejuari prostituon gruan e premtuar, ku të gjithë i pallojnë të gjithë, dhe në fund nxjerrin foto turistike apo zylfije me poza erotike. Një shoqëri e tillë e grimcuar, anomike dhe e paqëndrueshme nderin e gjen vetëm tek dukshmëria, dhe shumëkush është mësuar tanimë se suksesi përkufizohet me kurvërinë burrërore dhe femërore. Historia na tregon se kurvëria të lejon shumë gjëra, por liria nuk mundet me qenë njena prej tyre. E për rrjedhojë ajo që kanë shqiptarët sot nën sundimin e këtyre kriminelëve rozë, blu, mavi e motive ylberore nuk është liri por skllavëri. E për ta shpjeguar skllavërinë nuk ka nevojë për shumë filozofi e teori, një shoqëri që nderon kurvat dhe kurvnijt, nuk mund të jetë as e lirë e as e shëndetshme. I lirë është vetëm ai që e gjen paqen, nderin e fytyrën mes gjindjes së vet. E gjindja jonë janë shqiptarët, apo më saktë të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptarë e duan me punu për kombin. Me fjalët e Skënderbeut “lirinë e gjeta mes jush”. Të tjerat janë rrena, të mëdha, të vogla, po rrena me bisht. E pa liri, smundeni me pasë as nder, as ftyrë, as dinjitet e as trashëgimi. Andaj dhe krimi më i madh i këtyre që ju votoni periodikisht është se ju kanë bërë ti besoni ksaj rrene gjigande. E rrena të mban skllav!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + seven =