Dritëroi si gazetar: Kur brigadierin e blektorisë e hante qeni…

Kulture
93
0
sample-ad

Pyetjes së gazetarit Llambro Ruci :” Njohja e jetës në mjaft raste është e zbehtë dhe nuk përfillet sa duhet. Mos është një vërejtje subjektive kjo? “, Dritëroi i përgjigjet :
D.A:- Shkrimtari , sidomos prozatori , duhet ta njohë jetën , natyrën dhe shoqërinë me hollësi . T’i njohë madje edhe pemët , lulet , barëzat . Një peizazh duhet ta japë sikur e shikon të gjallë. Peizazhet tona në prozë janë të përgjithshme , pa gjëra konkrete , të stisura.
Tani është dobësuar e neglizhuar njohja konkrete e jetës; i vënë më shumë rëndësi strukturës së veprës, romanit , novelës, tregimit etj . Ata që shkojnë për të njohur jetën quhen anakronikë. Nuk ka interes prej militanti, për të prekur jetën e gjallë e kjo është një vetvrasje për talentin e prozës. Por edhe për poezinë. Ja po sjell një shembull nga përvoja ime. Një herë shkuam në shtëpinë time në fshat me Dalan Shapllon. Ishte shkurt. Koha ishte shumë e mirë , me pak diell, po andej nga Devolli ishte ftohtë. Dalani u thotë fshatarëve se koha është shumë e mirë , po mos na kthehet e na fut ndonjë dimër. Dhe fshatari me mençuri iu përgjigj se edhe po të bjerë borë, vijnë zogjtë dhe e shkrijnë. Këtë figurë të rrallë s’e gjen vetë poeti , po nuk u ul shtruar me njerëzit. Në përgjithësi ne jemi kundër alkoolit , kur e teprojmë, por rakia në tryezë veç gëzimit që sjell për të parë njëri-tjetrin, të afron me njeriun, nxit bisedën dhe zbulon botën e psikologjinë e secilit. Ndryshe çdo takim do të ishte si mbledhje. Kanë hije gotat në një tryezë fshati…
Më kujtohet kur punoja në gazetë , nga fundi i viteve60-të . Do të trajtonim një temë sesi ndërroheshin shpesh kuadrot , sidomos në kooperativa . S’po gjeja një fakt të mprehtë që të ishte dhe pak për të qeshur. Vajta në Skrapar , nē një fshat afër Tomorricës . Në darkë na vjen një fshatar e na thotë :” E hëngri”. “ Si more e hëngri? “ pyet kryetari i kooperativës. “Kush e hëngri?” pyeta unë. “ Brigadierin , më thanë, e hëngri qeni”. “Si është e mundur që brigadierin e blegtorisë ta hajë qeni? Nuk e njeh ai?” “Jo , më tha kryetari, është ndërruar para një muaji brigadieri i vjetër dhe ka ardhur një i ri . Qeni nuk e njeh dhe e hëngri “…Ja këtë fakt kërkoja unë. Ku ta gjesh veçse në jetēn e gjallë? Aq shpesh ndërroheshin brigadierët e blegtorisë , sa s’i njihte qeni !

Marre nga intervista “ Me Dritëronë një ditë vjeshte” – Teshtimat e lirisë .

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − six =