Tragjedi në rezidencën Berlusconi: vret veten roja i ish-kryeministrit

AktualitetKryesore
64
0
sample-ad

Një tragjedi e ngjashme si me shoferin e Fatmir Xhafës ka ndodhur në Romë, pikërisht në Pallazo Grazioli, rezidencën kryeqytetase të ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi.

Enrico De Mattia, 25 vjeç, kaporal me gradë, pjesëtar i regjimentit ushtarak të Sardegna-s dhe pjesë e eskortës së Berlusconit ka hyrë në banjo dhe ka qëlluar vetem me pistoletë duke i dhënë fund jetës.

Ushtria ka nisur menjëherë një hetim dhe ka bërë të ditur për Ansa-n se sipas të fhënave paraprake mësohet se shaku ka qenë problemet sentimentale, por ende nuk ka një variant zyrtar.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë i ka kërkuar mediave të mos spekulojnë për të rëndëuar edhe më shumë dhimbjen e familjarëve të ushtarit të ndjerë.

Gjenerali Salvatore Farina ka shprehur ngushëllimin për familjen e të ndjerit, duke shkuar vetë në shtëpinë e kaporalit për të shprehur respektin dhe dhumbjen e Forcave të Armatosura.

Ngjarja mësohet se ka shokuar ish-kryeministrin Berlusconi, të cilin po e ndjekin vazhdimisht problemet dhe fati i keq.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, ish-kryeministri është shkrehur në vaj dhe ka dashur që vetë të lajmëronte familjen, por eprorët e 25 vjeçarit i kanë bërë të ditur se këtë detyrë e ka ushtria./shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 5 =