Senida Mesi hap zyrën e shërbimeve One Stop Shop në Shkodër

Aktualitet
24
0
sample-ad

Shkodra është tashmë një nga qytetet kryesore, që pas Tiranës, Kavajës, Fierit, Krujës dhe Gjirokastrës do të çelë qendrën e integruar ADISA, një prej institucioneve kampion në ofrimin e shërbimeve publike të standardizuara, për të cilën qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë si pjesë e prioritetit të saj kyç për reformën në administratën publike.

Lajmi bëhet i ditur sot nga vetë Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi në rrjetin e saj facebook, e cila në rolin e udhëheqëses së reformës në administratën publike, informon se deri në fund të vitit 2018-të, Shkodra tashmë do të ketë qendrën e saj të integruar ADISA, e njohur ndryshe si Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Kjo qendër parashikohet të ofrojë mbi 330 shërbime të 9 institucioneve shtetërore sikurse janë: Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Shkodër; Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore (DRSSH) Shkodër; Drejtoria Rajonale e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (DRFSDKSH) Shkodër; Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) Shkodër; Qendra Kombëtare e Biznesit që do të përfshijë Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrën Kombëtare të Liçensimit, QKB (QKL DHE QKR); Drejtoria Rajonale e Tatimeve (DRT) Shkodër; Posta Shqiptare; një sportel banke dhe zyra e ALEAT.

“Shërbime të standardizuara, luftë ndaj korrupsionit, më pak kohë e shpenzuar për qytetarët e sipërmarrësit, si dhe më tepër efiçiencë e transparencë për çdo shërbim të ofruar”, shprehet Znj. Mesi, duke nënvizuar faktin se kjo qendër e re do të reduktojë ndjeshëm kohën dhe ngarkesën për marrjen e shërbimeve publike, si dhe do të ofrojë zgjidhje inovative nëpërmjet teknologjisë së informacionit e komunikimit për të gjithë qytetarët e Bashkisë Shkodër.

Qendra e integruar ADISA në Shkodër, një nisëm e mbështetur dhe nën vëmendjen e veçantë të Zëvendës Kryeministres Mesi, parashikohet të çelet në godinën aktuale të konviktit “Safet Spahiu”, ku do të ketë rreth 20 sportele shërbimi dhe mbi 30 të punësuar.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × two =