Luan Hajdaraga, qeveritari i vetëm pas viteve 90 nga trojet etnike

AktualitetEksluziveKryesore
51
0
sample-ad

Obituar pas ndërrimit të jetës së politikanit të njohur shqiptar

 

Luan Hajdaraga, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të shpejtë, është qeveritari i vetëm shqiptar pas vitit 1990 që vjen nga trojet etnike dhe jo nga Shqipëria londineze e 1913-ës.

Edhe pse i lindur në Tiranë, Hajdaraga i cili ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare, i përket një familje të ardhur nga Dibra e Madhe apo Dibra-Shehër(qytet), siç i thonë, që u shpërngul në kryeqytetin shqiptar pikërisht në kohën e zhvendosjen e madhe të dibranëve drejt Tiranës në fillim të shekullit të kaluar.

Familjarët e afërt të të ndjerit Luan Hajdaraga jetojnë në Dibër dhe janë familje me mjaft influencë.

Madje Gazmend Hajdaraga kushëriri i parë i ish-ministrit ka qenë deputet shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë.

Psikolog me profesion Luan Hajdaraga i përket grupit të intelektualëve që është marrë gjatë me arsimin shqiptar dhe metodat e mëdhimdhënies.

Ka qenë para vitit 1990 drejtor i Institutit të Mësuesisë dhe në ekran e njohim në një emission super të shukuar në vitet 80 të titulluar: “Mësues, Prindër Nxënës”, ku për herë të parë në një emission jo muzikor trajtoheshin problemet e ardhura nga njerëzit dhe ishte i karakterit social.

Pjesëtar i pllejadës së mjeshtrave të pedagogjisë, Hajdaraga ju fut politikës menjëherë në vitin 1990, së bashku me disa profesorë të tjerë në grupin që mori në drejtim Partinë Socialiste.

Është zgjedhur deputet në vitin 1992 nga lista proporcionale dhe ka qenë një nga 4 regjentët e drejtimit të  PS-së kur Fatos Nano ishte në burg.

Një rezonante ka pasur ai në jetën e tij si politikan- fjalori krejt qytetar pa eksese dhe pa një qëndrim të polarizuar.

Madje në kohën kur Nano ishte në burg mjaft socialist e akuzonin sit ë “butë me Berishën” madje edhe të lidhur me të vetëm se nuk shante kundërshtarët.

Kur PS vjen në pushtet në vitin 1997, Luan Hajdaraga zgjidhet deputet, por nuk mori pjesë në qeverinë e parë të Fatos Nanos.

Drejton komisionin e Sigurisë Kombëtare, në kulmin e konfliktit PS-PD, porn ë auditorin e ri nuk pati asnjëherë të tillë.

Madje Hajdaraga mbahet mend në dy ngjarje që ka qenë mjaft i rëndësishëm përsa i përket kolegëve të tij të opozitës.

Kur plagoset Azem Hajdari nga Gafurr Mazreku, Luan Hajdaraga ishte ndër të parët që e mori trupin e deputetit të PD-së për ta dërguar në spital.

Ndërkohë, kur Pjetër Arbnori pëson një goditje gjatë grevës së urisë në Kuvend, i ndjeri Hajdaraga nuk priti asnjë second dhe e dërgoi ish-kreun e Kuvendit me urgjencë në spital.

Në vitin 1999 emërohet ministër i Mbrojtjes nga Pandeli Majko, dhe më pas qëndron në këtë detyrë edhe me Ilir Metën-kryeministër.

Gjatë luftës së Kosovës, Hajdaraga ishte ministry që menaxhoi situatën në kufi me Serbinë, por nuk u bë asnjëherë protagonist.

Dy vjet më pas, “Shekulli” publikoi një investigim që e akuzoi Hajdaragën për abuzime me tenderat e ushtrisë, ku cilësohej si product kryesor shpërdorimi i orizit.

Këto akuza i mori në dorë Sali Berisha, i cili e sopranominoi “Orizaga”.

Por ndaj Hajdaragës nuk u ngrit asnjëherë akuzë publike prej Prokurorisë së Republikës.

Në qeverinë e Fatos Nanos, pas vitit 2002 emërohet zv.ministër i Jashtëm dhe për një periudhë të shkurtër e e drejtoi diplomacinë shqiptare në mungesë të ministrit.

Edhe pse Ilir Metën e kishte mik të afërt, madje e mbrojti fort në KPD-në e famshme, Hajdaraga nuk ju bashkua LSI-së kur ndodhi shizma e madhe e së majtës.

Pas ardhjes së Edi Ramës, ky i fundit nuk e afroi asnjëherë në kupolën socialite, përveç një momenti në të ashtuquajturin këshilli i të urtëve.

Dalë nga dalë, Luan Hajdaraga, i cili që prej vitit 200 është edhe shtetas amerikan dhe familja i jeton atje u distancua nga politika, duke u marrë me leksione akademike, ku ishte shumë aktiv në Maqedoni.

Madje goditja e parë në tru i erdhi gjatë lëvizjes me makinë për në Maqedoni, disa muaj më parë.

Hajdaraga i përket llojit të politikanëve mjaft të zgjuar, e me bagazh të lartë intelektual. Zotëronte titullin Profesor Doktor, kur ata që e mbanin këtë gradë numëroheshin me gishtat e dorës.

Ai dinte shumë për të gjithë historinë dhe intrgat e së majtës shqiptare në vite, e megjithatë asnjëherë nuk i bëri publike.

Ndoshta kushtet reale të Shqipërisë, intelektualët i ndrydhin dhe i lënë në “qoshet mikroborgjeze” të kujdessjes për familjen dhe jetën e tyre, pasi e njohin mirë rrezikun në politikë.

Ndaj siç duket prej disa vitesh vrullin në politikë e kanë marrë ata që quhen “të fortët: të cilët zgjidhin më shpejt dhe më “lehtë” problemet që dalin përpara.

Hajdaraga, një dibran i diplomuar në Rumani, nuk e mohoi asnjëherë vendlindjen por asnjëherë nuk shkoi të kandidonte në “Dibrën e re”, pasi duket e dinte që ata që e njohin janë jashtë kufinjve, lidhjet me të cilët i ka mbajtur gjithmonë edhe gjatë regjimit komunist…/shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 + 8 =