Zjarret në Greqi/ Ambasada thirrje shqiptarëve që jetojnë në zonën e prekur: Për çdo nevojë drejtohuni këtij numri

Aktualitet
58
0
sample-ad

Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje më situatën e krijuar nga zjarret në Greqi 

Në një njoftim për mediat ambasada bën me dije se është vënë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, teksa ka vënë në dispozicion edhe një numër për çdo nevojë të tyre. 

“Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj autoriteteve greke.  

Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në faqen në Facebook të Ambasadës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 5 =