Vizita e Presidentit Amerikan në Europe dhe implikimet në politikën ndërkombëtare

Politike
79
0
sample-ad

Valbona Karanxha

Duhet kuptuar drejtë që Presidenti Donald Trump është dikush që flet hapur  i cili i vendos kartat e hapura në tavolinë, jo vetëm në politikën e brëndshme amerikane por edhe në atë të  jashtme. Më shumë se kurrë axhenda e Trumpit intepretohet sipas përkatsive partiake apo ndaj entiteteve ndërkombëtare të caktuara për shkak të thyerjes së tabuve në politikën e jashtme dhe marrdhëniet ndërkombëtare.
Së pari, Presidenti Trump mendon dhe vepron në bazë të ideologjisë të cilën e përdori edhe në fushatën elektorale “Amerika e Para”. Ky slogan vendos standartin dhe jep tonin e bisedimeve dhe marveshjeve që administrata e Trump-it ka mundur të arrij në dy vitet e para të ardhjes së tij në fuqi. Mirëpo, ndërsa në shtëpi kundërshtarët politik të Trumpit si krahu  i Partise Demokratike, institucionet liberale, gjithashtu dhe deep state (ose establishmenti republikan) – po dalin me teorinë se Trump në fakt po dobëson Amerikën se sa po e forcon atë. Trump – në shtypin e brëndshëm – po përpiqet të prish aleancën më partnerët, dhe së fundmi Trump po ndjek axhenden e Putinit. Të paktën kjo është pamja e pëditshme.
Gjerat nuk janë as të cekta dhe aq të thjeshta sa duken. Me gjithë propagandën liberale në portalet dhe statcionet kryesore të medias, bashkë me disa përfaqsues në Kongres, të jepet përshtypja se vizita e Trump-it në Europ
ë dhe takimi i tij më Putinin ishte dështim i plotë. Ideja ime është që përtej atyre që shohim e dëgjojmë janë disa realitete që duhen parë me kujdes dhe këto ralitete mund të deformohen për të dhënë një imazh tjetër.
E para, Trump ka treguar të njëjtën linjë më partnerët Europian si ditën që është zgjedhur. Pra nuk pritej asnjë ndryshim në linjën ë tij. Nuk priteshe që Trump të ishte “sweet”  me Tereza May as me Angela Merkle. Për Trump-in Europa nuk është më një partner ndërkombëtar por një partner biznesi që nuk po mban pazarin e caktuar. Me qëndrimin e tij Trump e ka bërë të qartë që Europa duhet të ndryshoj
ë politkën në disa nivele, përfshi këtu edhe nivelin e imigracionit. Por ka një diference dhe një mosperputhje në doktrinen e Trump-it me atë të vendosur në Europë sidomos keto tridhjetë vitet e fundit mbas rënies se komunizmit. Shkurt, në politikën e jashtme gjerat duhen reformuar ose ndryshuar. Dhe ky ishte mesazhi i Trump it.
Synimi i tij ka qënë të reformojë paktin Atlantik që t’i shërbejë Amerikës dhe jo vetëm partnerëve. Trump e beri të qartë që NATO është në krizë egzisteciale dhe nuk përputhet më me qëllimin e saj.
Mbajtja e përgjegjsisë fiskale me kuota të barabarta ka qënë prioritet i parë. Por në fakt, Obama ka ngritur problemin e kuotës së dy përqindshit në aleancë të cilën shumë shtete nuk e kanë arritur. Kjo në fakt është dicka shumë sipërfaqsore, sepse SHBA përvec kuotës se NATO shpenzimet më të konsiderueshme të PBB i përdor për ushtrinë. Problemi qëndron në ndryshimin e kursit të politikës Europiane ndaj efektit të globalizmit dhe apatisë së përgjithshme. Në tridhjet vitet e fundit bota kaloi nga një rend bipolar në multipolar. (DMTH) ku lojtarët kryesor
ë ishin USA dhe USSR, ndërsa sot kemi një multipolarizim ku Kina, Rusia, BE Amerika etj konkurojnë nëpërmjet luftës për tregje dhe shkëmbime komerciale.
Mirëpo, këto shkëmbime ekonomike – dhe ky është fakt-  kanë qënë dizavantazh për SHBA për arsye se politikat e (Free trade) i kanë dhënë mundësi vendeve në zhvillim si Kina India Barazili të përfitojnë në tregun botëror kur punetoret amerikanë janë flakur në rrugë si pasojë e humbjes së indrustrisë. Atëherë duke kuptuar që Kina është një nga kundërshtarët kryesorë të Amerikës në tregun botëror , përvec imponimit të tarifave Amerikës nuk i intereson nje Kinë e forte ekonomikisht; Mbajtja e të njëjtës politikë do të thotë ruajtja e së njëjtës linjë dhe kjo nuk i shërben SHBA ose është minimumi që mund të marrë SHBA nga një marveshje ushtarake dhe nga një partneritet ekonomik. Pra dobesimi i Kines nuk duhet te jete vetem nje veprim i izoluar nga ShBA.
E dyta, Presidenti Tump ndryshe nga c’pritej në vend, nuk e permendi fare ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016, dhe në kundërshtim me shumë republikanë dhe demokrat
ë  vazhdoi axhendën e tij në lidhje me takimin me Putinin. Por kur bëhen takime historike të profilit të lartë atëherë priten disa gjasa: e para afirmimi i status quosë në polikën e jashtme të te dyja vëndeve, domethënë respektimi i balancës së fuqisë, vijave ndarse, ndarje e zonave të influencës. Teroikisht, por edhe praktikisht, Rusia është një aktor që nuk i bindet institucionalizmit ndërkombëtar dhe vazhdon rrugën e saj “solo” në bazë të politikave të përcaktuara nga Putini. Trumpi e tregoi hapur që nuk ka as besimin me të vogël në institucionet liberale. Kjo kritikë  e hapur bëri që BE dhe aderuesit e NATO’s të rikalkulojnë pozicionin e tyre dhe efektshmërinë e NATOs. E dyta nga takime të tilla, mund të pritet edhe  një marrëvshje për të ardhmen e politikës, ose ndryshim në kursin e politikës së jashtme. Por kjo tani për tani nuk ka gjasa për shkak se këmbëngulja e Trump it ne Europe nuk solli revokim të traktatit (NATO) por një ftesë për reformimin e tij.
Shumëkush pyet, “cfarë i dhuroi Trumpi Putinit apo e kundërta?”
“A vlen të mbahet status quoja, dmth animoziteti midis dy vendeve?”
Disa gjëra duhen kuptuar drejt pavarëshuit se nuk mund të lexohen nga ajo që kemi akses.
Ajo që Vladimir Putini dëshiron është ndërtimi i Perandorisë Ruse. Mirëpo të ndërtohet federata Ruse duhet që Putini të ketë dorë të lirë në Ukrainë, shkëputjen e saj nga influenca Europiane, mos-futjen e saj në NATO etj. Gjithashtu, Putini kërkon të ruaj zonat e tij të influencës në Lindjen e Mesme sic është Siria dhe Irani. – duke ulur rendesine e Izraelit ne ekuacion.  Deri tani Rusia përvec influencës në diplomaci në lidhje me zonat e influencës nuk mund të kerkojë më shumë sepse Rusia nuk e ka zhvillimin ekonomik të Kinës. Menjefjale Kina nuk përbën rezik për Rusinë, por për Amerikën.
Në përfundim, takimi i Trumpit me partnerët europianë dhe Vladimir Putinin mund të intepretohet nga shumë këndvështrime por disa gjëra janë të qarta. Linja e SHBA do të vazhdojë të jetë ringjallja e eksepcionalismit  Amerikan, re-evaluimi i partneriteteve ekonomike dhe pakteve ekonomike reciprokisht fitimprurëse. Re-evaluimi i partnerëve politikë dhe dobësimi i kundërshtareve të cilët janë kërcënim i poltikës amerikane sidomos asaj tregtare. Dhe përfundimisht mund të jetë  një përqasje ideologjike (problemi i imigracionit dhe refugjateve) e sygjeruar nga Trumpi por e cila – edhe ne se nuk përqafohet nga BE- nuk përbën problem për SHBA perderisa të zbatohen urdhërat ekzekutive të vendo
sur nga vet Trump-i.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 2 =