Mesazhi i Presidentes kroate dhe komentet shterpë në Tiranë e Prishtinë

Opinion
61
0
sample-ad

Gavrosh Levonja

Duke përmendur mbështetjen që shtreti shqiptar i kishte dhënë shtetit të sapokrijuar të Kroacisë, Mero Baze rreshtonte dhe faktin që “Shqipëria ishte shteti i parë që kishte njohur Kroacinë si shtet”. Me qenë se isha i sigurt që diçka e tillë nuk ishte e vërtetë shkova në një website të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë ku gjeta dhe listën e gjithë shteteve të cilët kishin njohur shtetin e sapo krijuar kroat. Shqipëria figuronte shteti i 40-të, fill pas Rumanisë, Finladës dhe Uruguajit duke u pasuar nga Bosnje-Hercegovina, Brazili dhe Paraguaji. Gjithashtu para Shqipërisë Kroacinë e kishin e kishin njohur të gjithë vendet e NATO-s, përfshi dhe Greqinë e cila gjatë luftës në ish-Jugosllavi, ishte mbështetësja kryesorëe e Beogradit. Nëse do të bëhej fjalë për shtetin e parë që ka njohur Kroacinë, ajo ka qenë Sllovenia, e cila ishte republika e parë që sapo ishte ndarë nga federata jugosllave, e pas saj Lituania, Letonia e Ukraina, këto ish-republika të Bashkimit Sovjetik. Para Shqipërisë, Kroacia gjithashtu është njohur si shtet dhe nga Bullgaria, Austria, Malta Svicra etj… Sa për aeroportin e Gjadrit, prej andej janë ngritur disa herë avionë amerikanë pa pilot, por që kuntribuan kryesisht për luftën në Bosnje, jo në Kroaci. Në fakt sa për Kroacinë, kontributi amerikan ishte kryesisht në fushën diplomatike. SHBA, u aktivizuan në kuadër të NATO-s pasi u pa që Europa nuk ishte në gjendje të ndalonte (ose nuk donte ta bëntë një gjë të tillë), makinën ushtarake të Millosheviq-it, madje nuk mungonin dhe projektet për një ndarje të Bosnjes mes Serbisë dhe Kroacisë. Gjithashtu, nuk e di në ç’mënyrë e paska mbështetur Shqipëria çlirimin e Dubrovnikut, kur dihej që për të shkuar deri atje kontributet nga Shqipëria duhej të kalonin nëpër Malin e Zi, i cili në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë së mbetur dhe madje nga territori I Malit të Zi, ushtria jugosllave bombardonte qytetin e Dubrovnikut. Ndoshta Mero cilëson si ndihmë naftën nga Shqipëria me të cilën furnizohej Mali i Zi gjatë embargos. A, jam dakord në qoftë se flitet për mbështetje me deklarata, të cilat qeveritë e Shqipërisë e kanë pasur dhe e kanë zakon t’i lëshojnë me shumë bujari. Ndërsa nuk mund të mohohet kontributi i ish ushtarakëve kosovarë që ndodheshin në Kroaci, të cilët ashtu si kolegët e yure kroatë u radhitën në ushtrinë e sapokrijuara të Kroacisë. Përsa I përket ushtarakëve kosovarë, kishte dhe raste që kur filloi lufta ndodheshin në rdhët e ushtrisëë jugosllave. Por më vjen çudi si mund të injorohet kontributi i komunitetit shqiptar në Kroacitë cilët duke qenë qytetarë të Kroacisë luftuan përkrah kroatëve në këtë luftë. Lidhur me këtë presidentja e Kroacisë përmendi një shifër; 87 mijë a 100 mijë. Dhe, ma do mendja që kjo është arsyeja që ajo nuk përdori cilësimin kosovar por shqiptar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − three =