VIDEO/ Dialogu i plotë: Kreu i PD Gramsh kërcënon me fjalor rruge policët

KronikeKryesore
58
0
sample-ad

Kryetari i degës së PD-së në Gramsh, Elmaz Haruni ka sulmuar efektivët e policisë që e ndaluan dje në gjendje të dehur dhe duke kundërshtuar policinë e Shtetit. Në video, duket Haruni, në një irritim me policët. Ai ofendon dhe kërcënon uniformat blu. Gjatë konfliktit, nuk kanë munguar shprehjet banale dhe paralajmërimet e herëpashershme se Elmaz Haruni nuk është qytetar i thjeshtë por është kryetar i PD-së në Gramsh.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike dhe deputeti Luçiano Boçi ngritën shqetësimin se Policia e Shtetit kishte ndaluar padrejtësisht Elmaz Harunin, për mosvënie të rripit të sigurimit. Deputeti Boçi akuzoi Policinë e Shtetit për një arrestim politik.

Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege. Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.“-tha Boçi në emër të PD.

Më poshtë mund të lexoni  të zbardhur të plotë momentet kur kreu i PD-së Gramsh, kundërshton policët.

Debati i plotë:

Qytetar: Qetësohu, o qetësohu

Kryetari i PD-së në Gramsh: Me këta by*q*ra je dhe ti?

Polici: Të lutem zotëri me fjalorin

Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend Tomorr Rama, kaq të them, mbaje mend, çkam për të punuar. O by*qi*ra o hashashxhinj.

Sekretari organizativ i PD-së në Gramsh: Më the ndalo, ndalova

Kryetari i PD-së në Gramsh: Hape mo derën se plasa, o ju qi*sha motrën! Hape derën! A ju q*sha motrën! A ro*t!. Mbaje mend ti! Ti, ti o by*q*r…

Qytetari: O xha Elmaz, këtu se po flasim bashkë…

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ik ere mbushu

Shoferi: Nuk të takon të mbash çelësin.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça ke moj zonjë? Hape derën të dal o burrë…Kemi gjë drogë?

Polici: Asgjë

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kemi brenda? Ndalon kryetarin e PD-së së Gramshit, ça ke?

Polici: Ju lutem qetësohuni. Unë s’di gjë fare, unë duhet të bëj detyrën.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ej, shëno aty! Kryetari i Partisë Demokratike, ndalohet si person…pse qarkullon

Polici: I pirë.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ejjjjjjj…Mos ashtu ti, mbaje mend çdo të të punoj unë ty.

Polici: Po mirë mo dakord.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend. As më rruhen le*të. E di çje ti për mua? Një këlysh i Fatmir Xhafës.

Dhe po të të dojë tr*pi ty, unë s’vij më. Çfarë kam shkelur?

Polici: Ju lutem dilni.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Vetë e kruajte b*thën mo! E di çtë bëj unë ty.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kam shkelur unë me ty mo. E di ça ke bërë ti mua sot? Tani se hap më unë derën, vazhdo vazhdo, filmoje

Polici: Mund të dalësh, s’është nevoja ta bëjmë kaq kështu.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Kanë ndaluar kryetarin e PD-së thjesht se qarkullonte.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 5 =