Vetingu arrin pikën kulmore: para KPK del kryegjyqtari Zaganori

AktualitetKryesore
51
0
sample-ad

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka dalë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zaganjori ka zgjedhur të jetë vetë i pranishëm në seancën dëgjimore për Vettingun përpara trupës së komisionerëve Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Kreu i Gjykatës së Lartë zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

Xhezair Zaganjori është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1981 dhe që nga ajo kohë ka qenë lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Europiane dhe të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën e Studimeve Europiane.


(Xhezair Zaganjori përpara KPK)

Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë.

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 2 =