E vërteta e kontenstimit të vettingut nga opozita dhe shansi u humbur në 2016-ën

AnalizeKryesore
83
0
sample-ad

Vettingu ka ardhur sot në kulmimin e tij, pasi para trupit të KPK-së është paraqitur kreu i gjyqësorit shqiptar, krey i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili është një nga juristët më me përvojë në vend, që në vitin 2012 u kandidua edhe për President të Republikës.

Edhe me Zaganjorin, si me kolegët e tjerë KPK-ja është treguar shumë e rreptë, pasi i ka numëruar një me një pasurinë, duke e nxjerrë se ka deklarime që nuk përputhen.

 

Raporti i KPK-së

Në lidhje me të ardhurat para fillimit të detyrës rezulton se blerja e pasurive dhe disponimi i llogarive janë si më poshtë:

3.4 lekë gjendje për blerje apartamenti, 1. 5 milionë lekë të ardhura personale, depozitë 1.2 mln, gjendje cash 300 mijë lekë. Gjatë fazës së hetimit nuk është provuar me dokumente për këto të ardhura para vitit 2003.

Qiratë nga 1999-2001, në deklaratën filestare dhe të Vettingut Zaganjori ka deklaruar përfitime nga të ardhurat e qirasë. Por në vitin 2003 nuk ka saktësuar pasuritë, pasi në 1999-2001 rezulton vetëm një kontratë pasurie. Xhezair Zaganjori nuk ka pasur ndonjë pasuri që të mund ta jepte me qera para vitit 2001, pavarësisht se thotë që ka të ardhura nga qiratë.

Pasuria e dhënë me qira është dhënë nga zonja me inicialet M.H dhe se Zaganjori s’ka pasur pasuri që ta jepte me qira. Nuk jepen shpjegime as për deklarimin për investim te një shoqëri ndërtimi. i është kërkuar subjektit për të paraqitur shpjegime.

Për shkollimin e djalit në Londër, Xhezair Zaganjori ka deklaruar për periudhën 2008-2013. Në këto deklarime shpenzimet e shkollës s’përkojnë me atë çka deklaruar gjyqtari. Shkolla dhe kontrata e qirasë për djalin nuko përputhen. Për një vit ka diferenca prej 2 mln lekë te reja, ose 12 mijë paund. Diferenca mes asaj që ka deklaruar dhe shpenzimeve reale në Londër, është 12 mijë paund. Për shkollimin e djalit në Londër, Zaganjori ka deklaruar vetëm pagesën e shkollës gjatë periudhës 2008-2013.

Konstatohen pasaktësi edhe sa i takon të ardhurave të gruas. 94 mijë marka gjermane nuk i ka deklaruar në vitin 2003 dhe asnjë vit tjetër. Zaganjori s’ka paraqitur dokumente që vërtetojnë të kundërtën. Për periudhën 2011-2014, të ardhurat, shpenzimet + likuiditet, nuk justifikojnë pasurinë.

 

Përgjigja e Zaganjorit

Pak ditë më parë ju dëgova shpjegimet e mia në 40 faqe. Gjysma e pyetjeve lidhen me pasurinë apartament, bodrum, bibliotekë, dyqan dhe zyrë. Ky është një keqkuptim sepse merret në konsideratë një kontratë e vitit 2001 e cila është një kontratë e cila formalizon me titull pronësie e cila ekziston prej 4 ose 5 vite. Bëhet fjalë për një ndërtesë të ndërtuar nga familjarët e gruas, nga familja Marikaj. Historia fillon në 1994 kur atyre iu kthye toka dhe e gjithë familja me gjyshin gjhallë 90 vjeç, morën leje ndërtimi. Katet e banimit familjarët i ndanë me short. Pasi doli leja me 5 kate, 3 kate banim dhe dy kate shërbime.

 

Gjatë kësaj kohe ne ishim në Gjermani, u morëm vesh me telefon dhe çuam kontributin tonë. Në 1997 kur mbaroi objekti, i shitën apartamentet ku banon familjet dhe erdhën tek apartamenti që u ndërtua pasi morën pronën.

 

I kemi vënë emrin bibliotekë pasi asokohe është marrë “British Council” me qira për bibliotekë. Në 2001 ne kemi lidhur kontratat me energjinë elektrike. Pas shortit ne na ra kati i tretë. Kontratat e dritave janë në emrin tim, por i ka lidhur Majlinda, se ajo e administronte. Për drita, ujë, telefon, kam nisur t’i paguaj nga viti 1997. Mund të pritej edhe vdekja e gjyshit e të kalohej me dhurim, por e bëmë në 2001 formalisht kontratën me atë çmim. Kontratat janë formale, por jo antiligjore. Deklarimi njëherë 7.4 lekë dhe njëherë 5.8 mln lekë, është diferenca e shumës së investuar për arredim, mobilim. Kosto e ndërtimit, mqs ishte toka jonë, ishte 200 $. Në vitin 2001 u lidh kontrata mes gjyshit 90-vjeç dhe gruas time. Ka qenë edhe për atë apartament dhe për zyrë, por ishte për të formualizuar pronën. Të ardhurat para detyrës, ka kaluar kohë e gjatë dhe sot ka probleme për të pasur dokumente. Gjithsesi kam gjetur disa dokumente.  Titull doktor e kam marrë shpejt. Në vitin 1987 kam shitur shtëpinë në Shkodër. Në 1988 kam qenë në institutin “Maks Planck” dhe kam fituar rreth 8 mijë euro. Në 1991 kam përfituar rreth 9 mijë marka po në këtë institut. S’kam ku të marr dokumente sot nëpër zyra avokatie pasi ka dhe nga ata që kanë ndërryar jetë. Në 1992-1997 kam qenë ambasador. Ju i keni kërku tani këto, por në 2003-shin s’e dija se duheshin këto.

 

Më kërkuat të gjitha faturat. Instituti me tha ne s’mund të komunikojmë me KPK se na e ndalon ligji. Shkova vetë atje dhe e solla letrën nga Instituti. Aty vërtetohet nga Instituti “Maks Planck” nga janar ‘98 deri në gusht ‘99. Ata u habitën se kjo s’u kishte ndodhur kurre. Se ata kur kalon 10 vite i grisin. E kam shitur shtëpinë 91 m2 afër Gardës për 31 mijë e 500 dollarë dhe pagova kushërirat e gruas, si pjesë e kontributit për ndërtimin e pallatit. Me qiratë unë s’jam marrë kurrë, por jam pjesë. Qiramarrësit tanë kanë paguar edhe tatimet. i kemi thënë bëj zbritje e bëj pagesën e tatimit.

Të ardhurat para fillimit të detyrës
Në lidhje me të ardhurat para fillimit të detyrës rezumton se blerja e pasurive dhe disponimi i llogarive janë si më poshtë: 

3.4 lekë gjendje për blerje apartamenti, 1. 5 milionë lekë të ardhura personale, depozitë 1.2 mln, gjendje cash 300 mijë lekë. Gjatë fazës së hetimit nuk është provuar me dokumente për këto të ardhura para vitit 2003. 

Qiratë nga 1999-2001, në deklaratën filestare dhe të Vettingut Zaganjori ka deklaruar përfitime nga të ardhurat e qirasë. Por në vitin 2003 nuk ka saktësuar pasuritë, pasi në 1999-2001 rezulton vetëm një kontratë pasurie. Xhezair Zaganjori nuk ka pasur ndonjë pasuri që të mund ta jepte me qera para vitit 2001, pavarësisht se thotë që ka të ardhura nga qiratë. 

Pasuria e dhënë me qira është dhënë nga zonja me inicialet M.H dhe se Zaganjori s’ka pasur pasuri që ta jepte me qira. Nuk jepen shpjegime as për deklarimin për investim te një shoqëri ndërtimi. i është kërkuar subjektit për të paraqitur shpjegime. 

Shkollimi i djalit në Londër
Për shkollimin e djalit në Londër, Xhezair Zaganjori ka deklaruar për periudhën 2008-2013. Në këto deklarime shpenzimet e shkollës s’përkojnë me atë çka deklaruar gjyqtari. Shkolla dhe kontrata e qirasë për djalin nuko përputhen. Për një vit ka diferenca prej 2 mln lekë te reja, ose 12 mijë paund. Diferenca mes asaj që ka deklaruar dhe shpenzimeve reale në Londër, është 12 mijë paund. Për shkollimin e djalit në Londër, Zaganjori ka deklaruar vetëm pagesën e shkollës gjatë periudhës 2008-2013. 

Pasaktësi në deklarimin për të ardhurat e gruas
Konstatohen pasaktësi edhe sa i takon të ardhurave të gruas. 94 mijë marka gjermane nuk i ka deklaruar në vitin 2003 dhe asnjë vit tjetër. Zaganjori s’ka paraqitur dokumente që vërtetojnë të kundërtën. Për periudhën 2011-2014, të ardhurat, shpenzimet + likuiditet, nuk justifikojnë pasurinë. 

Xhezair Zaganjori: E vërteta e kontratave fiktive
Pak ditë më parë ju dëgova shpjegimet e mia në 40 faqe. Gjysma e pyetjeve lidhen me pasurinë apartament, bodrum, bibliotekë, dyqan dhe zyrë. Ky është një keqkuptim sepse merret në konsideratë një kontratë e vitit 2001 e cila është një kontratë e cila formalizon me titull pronësie e cila ekziston prej 4 ose 5 vite. Bëhet fjalë për një ndërtesë të ndërtuar nga familjarët e gruas, nga familja Marikaj. Historia fillon në 1994 kur atyre iu kthye toka dhe e gjithë familja me gjyshin gjhallë 90 vjeç, morën leje ndërtimi. Katet e banimit familjarët i ndanë me short. Pasi doli leja me 5 kate, 3 kate banim dhe dy kate shërbime. 

Gjatë kësaj kohe ne ishim në Gjermani, u morëm vesh me telefon dhe çuam kontributin tonë. Në 1997 kur mbaroi objekti, i shitën apartamentet ku banon familjet dhe erdhën tek apartamenti që u ndërtua pasi morën pronën. 

I kemi vënë emrin bibliotekë pasi asokohe është marrë “British Council” me qira për bibliotekë. Në 2001 ne kemi lidhur kontratat me energjinë elektrike. Pas shortit ne na ra kati i tretë. Kontratat e dritave janë në emrin tim, por i ka lidhur Majlinda, se ajo e administronte. Për drita, ujë, telefon, kam nisur t’i paguaj nga viti 1997. Mund të pritej edhe vdekja e gjyshit e të kalohej me dhurim, por e bëmë në 2001 formalisht kontratën me atë çmim. Kontratat janë formale, por jo antiligjore. Deklarimi njëherë 7.4 lekë dhe njëherë 5.8 mln lekë, është diferenca e shumës së investuar për arredim, mobilim. Kosto e ndërtimit, mqs ishte toka jonë, ishte 200 $. Në vitin 2001 u lidh kontrata mes gjyshit 90-vjeç dhe gruas time. Ka qenë edhe për atë apartament dhe për zyrë, por ishte për të formualizuar pronën. Të ardhurat para detyrës, ka kaluar kohë e gjatë dhe sot ka probleme për të pasur dokumente. Gjithsesi kam gjetur disa dokumente.  Titull doktor e kam marrë shpejt. Në vitin 1987 kam shitur shtëpinë në Shkodër. Në 1988 kam qenë në institutin “Maks Planck” dhe kam fituar rreth 8 mijë euro. Në 1991 kam përfituar rreth 9 mijë marka po në këtë institut. S’kam ku të marr dokumente sot nëpër zyra avokatie pasi ka dhe nga ata që kanë ndërryar jetë. Në 1992-1997 kam qenë ambasador. Ju i keni kërku tani këto, por në 2003-shin s’e dija se duheshin këto. 

Më kërkuat të gjitha faturat. Instituti me tha ne s’mund të komunikojmë me KPK se na e ndalon ligji. Shkova vetë atje dhe e solla letrën nga Instituti. Aty vërtetohet nga Instituti “Maks Planck” nga janar ‘98 deri në gusht ‘99. Ata u habitën se kjo s’u kishte ndodhur kurre. Se ata kur kalon 10 vite i grisin. E kam shitur shtëpinë 91 m2 afër Gardës për 31 mijë e 500 dollarë dhe pagova kushërirat e gruas, si pjesë e kontributit për ndërtimin e pallatit. Me qiratë unë s’jam marrë kurrë, por jam pjesë. Qiramarrësit tanë kanë paguar edhe tatimet. i kemi thënë bëj zbritje e bëj pagesën e tatimit 

Vettingu po zbulohet çdo ditë se është një system apo mekanizëm mjaft i ashpër, draconian që nuk po fal askënd, por çdo kush që ka problem në pasuri është ndëshkuar egërsisht.

Megjithatë pas vendimit për gjyqtarin Artan Lazaj, i cili ka pasur një perceptim publik si një jurist me integritet, u shtuan edhe akuzat ndaj anëtarëve të trupave gjykuese të vettingut.

Ndërkaq, opozita PD dhe LSI i cilëson hapur gjyqtarët e vettingut si njerëz të Edi Ramës dhe mekanizma të mazhorancës socialiste.

Por ç;ka ndodhur në fakt dhe si funksionon vettingu?

Për të ardhur në këtë pikë mjafton t;I rikthehemi vitit 2016 kur reforma në drejtësi u votua me 140 vota në Kuvend nga të gjitha partitë, me ndërhyrjen e fortë të SHBA-së.

Por pas kësaj procesi i zbatimit të saj u vonua tmerrësisht. PD-ja dërgoi 6 ligjet e reformës në Kushtetuese së bashku me ligjin e vettingut.

Ndërhyri sërish Donald Lu dhe procesi u zhbllokua edhe me ndërhyrjen e Komisionit të Venecias, ndërhyrje që opozita e cilësoi jo vetëm fitore të saj por edhe rrëzim të draftit të mazhorancës, gjë në fakt nuk ishte kështu.

Por më pas procesi u bllokua në emërimin e njerëzve që do të drejtojnë gjyqësorin e ri.

Aktualisht ende nuk janë ngritur KLGJ dhe KLP-ja, të cilët varen nga vetting.

Përzgjedhjen e kandidaturave e bën KED, organ që koordinohet nga Kuvendi, përkatësisht atëherë nga Ilir Meta, ku si anëtare në këtë komision u emërua nga ish-kryeprokurori Adriatik Lllalla, e besuarja e tij Rovena Gashi.

Ambasadori amerikan Donald Lu doli në një konferencë publike ku e akuzoi hapur Llallën si pengues për reformën. Pas kësaj deklarate kryeprokurorit dhe disa emrave të tjerë të drejtësisë iu refuzua viza amerikane.

Por sërish procesi nuk u zhbllokua, pasi ndodhi çadra që në fakt mbajti peng ngritjen e komisioneve parlamentare për të zgjedhur anëtarët e trupave të vettingut. Sipas marrëveshjes Lu-Basha, opozita dhe mazhoranca do të kenë të njëjtën peshë për të zgjedhur anëtarët e trupave të vettingut.

Ky ngërç u zgjidh më 17 maj me marrëveshjen Rama-Basha, por sërish procesi ngeci.

Nuk po dërgoheshin aplikime për në organet e vettingut. Opozita ç’këshilloi juristët e afilacionit të djathtë që të aplikonin në këto organe, por duhet thënë se për një kohë të gjatë pati një pauzë që ngjante me një bojkotim të aplikimeve për organet e vettingut. Mjaft jurist shpreheshin të frikësuar se mos konfliktoheshin me palët.

Atëherë doli sërish Donald Lu dhe Romana Vllahutin që publikisht inkurajuan aplikimet për në organet e vettingut. Lu deklaroi hapur se reforma në drejtësi nuk do të ketë më kthim.

Në këtë kohë nisën kërkesat që duhet thënë erdhën nga juristë që më shumë kishte lidhje me të majtën apo PS-në.

Duket hapur se organet e vettingut nuk kanë besimin e opozitës dhe këtë e kanë pranuar edhe ndërkombëtarët. Por realisht ka qenë më shumë një zgjedhje e PD-së e LSI-së për ta bojkotuar, pasi ata që në fillim edhe pse e votuan reformën për drejtësi, nuk kanë qenë dakord me të, gjë që edhe i konfliktoi me Donald Lu-në, të cilin për mbi dy vjet e kanë sulmuar egërsisht, sidomos pas zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së.

Nëse opozita do të ishte kyçur në process që në fillim, edhe duke mbështetur aplikimin e njerëzve të saj, ndoshta sot jo vetëm që do të kishim një vetting më të pranuar por edhe më të shpejtë.

Por ndërkombëtarët kanë zgjedhur më mirë një vetting jo krejt të pranueshëm nga palët e funksional, sesa një ngecje të procesit./shtypi.net/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 2 =