Media belge: 5 familjet mafioze qës kontrollojnë plazhin e Velipojës

AktualitetKronike
71
0
sample-ad

Media belge “Le derniere heure” në një artikull të datës 18 korrik, shkruan se krimineli më i kërkuar në Belgjikë, Safet Rustemi, fshihet në Velipojë.

Avokati i tij, Sven Mary, në një transmetim të VRT-së tha se zyra e imigracionit e dinte se krimineli shqiptar duhet të paraqitej në Gjykatë pasi kërkohej nga drejtësia belge.

Gazeta belge ka shkuar më tej. Ata thonë se Safet Rustemi shfrytëzon një plazh në Velipojë, dhe se 5 familje mafiozësh në Shkodër kanë pushtuar Velipojën.

Safet Rustemi, është një nga personat më të kërkuar në Belgjikë. 33-vjeçari ka marrë një dënim me 9 vite burg, për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.

Në shkrim thuhet se: “Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë.”

Më tej, gazeta zbulon se Rustemi po shfrytëzon në Velipojë një plazh me kapacitete 620 shtretër dhe shezlongë.

5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën.”-shkruhet për Rustemin.

Por si u zbulua Safet Rustemi në Shkodër?

Sipas gazetës, ishte vrasja makabre që ndodhi të dielën, ajo që nxorri në dritë Rustemin. Rustemi është parë në tarracën e një klubi gjatë ditës kur Shkodra ishte ende nën tronditjen e vrasjes së dyfishtë.

Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi.

Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba.”

Media e etiketon Shkodrën si “Palermoja e re”, dhe thekson se ka kërkuar kontakt me avokatin e Rustemit, por ky i fundit s’ka dashur të reagojë.

Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze. Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre.

Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë. Kontaktuam ta vinim në dijeni se klienti i tij është në Shkodër. Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 9 =