E qeshura me Ministrinë e Kulturës nuk ka fund!

KultureOpinion
73
0
sample-ad

Ilirian Pali

Gjithcka që po ndodh nga kjo Ministri Kulture, të jep përshtypjen se Teatri i Komedisë është ndërtuar në ambjentet e saj. Ndoshta këto situata të bëjnë të mbështesësh këtë Ministre dhe stafin e saj si ( AKTORË  KOMEDIE), se fundja fundit, pse duhet një teatër tjetër, kur teatrin e vërtetë e bëjnë stafi dhe Ministrija e Kulturës. Më mirë qofte dhe kulla atje ku ka qënë teatri.

Episodi i radhës i takon të Zhdrejtës së Autorit.

Tendenca e Znj.Kumbaro për tu bërë Ministre e të drejtës së Autorit nuk ka fund. Fillon me miratimin e Ligjit 35/2016 Për të drejtat e autorit, me të cilin kjo Ministre mori kompetencën për të qënë Autore, Interpretuese, Gjyqtare, dhe Avokate, dhe shpresojmë të mbarojë me përjashtimin e televizioneve nga pagesat e të drejtës së autorit.

Neni 133/4 Ministri i Kulturës Miraton ndryshime statutore të një Organizate Jofitimprurëse, kundërshtim që bie ndesh me ligjin Nr.8788, datë 7.5.2001 Për Organizatat Jofitimprurëse.

Neni 135 Ministria e Kulturës miraton dhe Licencon Agjencitë e Administrimit Kolektiv

Neni 136/2 Ministria miraton marrëveshjet ndërmjet agjencive, gje që bie në kundërshtim me konceptin ligjor të pavarësisë së organizatave jofitimprurëse.

Neni 156 Ministri zgjedh dhe emëron anëtarët e Këshillit Kombëtar për të drejtën e Autorit (besueshmëria e këtij këshilli humbet, pasi është vështirë të besosh se këshilli vepron jashtë “Mendimeve” të atij që i ka zgjedhur.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë detyrë të posaçme miratimin e tarifave që përdoruesit duhet të paguajnë kundrejt Agjencive që licencon kjo Ministri sipas dëshirës, se ligji ka dështuar.

Kur mendim i imponohet këtij këshilli,  ndodh që ky këshill pavarësisht se përbëhet nga një trupë juristësh me “Emër”, të shkelë ligjin dhe të miratojë një “Ç’Vendim. Nuk mund të mos mendosh se “Ç’vendimi” i marë nga ky këshill, nuk është i sugjeruar, kur personave të zgjedhur si juristët më të aftë dhe ju është besuar vendimi më i rëndësishëm në fushën e të drejtës së autorit, e shkelin dhe nuk e mendojnë dy herë.

Përjashtojnë nga pagesat përdoruesit më të mëdhenj të të drejtave të autorit, Televizionet, duke ulur vlerat që ata duhet të paguajnë, dhe nuk ulin vlerat që realisht janë të larta dhe pa asnjë llogjikë, në sallat e fitnesit dhe bare. Shëmbull:

Televizion Kombëtar paguan vlerën e rreth 300.000 lekë të reja në vit.

Palestra apo sallat e forcës vlerën e detyrueshme minimalisht rreth 72.000 lekë të reja në vit.

Bar, kafene e kudo ndodhur vlerën e detyrueshme minimalisht rreth 42.000 lekë të reja në vit

URIME DHE SUKSESE NË MBROJTJEN E TELEVIZIONEVE PIRATE SI ASETE KOMBËTARE ZNJ MINISTRE, DHE JENI QË JENI BËJINI DHE TRASHËGIMI KULTURORE.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + four =