Siberjanja flokëkuqe e arrestuar për spiunazh në Uashington: Si depërtoi në stafin e Trump

Kryesore
69
0
sample-ad

Ndërkohë që Donald Trump dhe Vladimir Putin po takoheshin në Helsinki, në Uashington është arrestuar për spiunazh një 25 vjeçare ruse, e cila akuzohet se ka planifikuar takimet sekrete mes njerëzve të Trump dhe të Putinit para zgjedhjeve të vitit 2016.

Bëhet fjalë për Maria Butina, 29 vjeç, flokë të gjata të kuqe e lindur në Siberi.

Ajo është prezantuar si aktiviste pro armëve të zjarrit dhe është infiltruar në lobin e fuqishëm të  National Rifle Association.

Një hetim i zhvilluar nga Seksioni për Sigurinë Kombëtate i Departamentit të Drejtësisë së bashku me FBI-në kanë zbuluar fakte të bujshme.

Arrestimi i Butinës nuk është pjesë e hetimit të prokurorit special Robert Mueller, i ashtuquajturi

“Russiagate”.

Sipas dokumenteteve të shpërndara nga departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, Butina është përpjekur që të ngrejë një kanal sekret komunikimi ndërmjet qeverisë rise dhe asaj amerikane, të cilën Moska do ta përdorte për të penetruar në aparatin vendimarrës së SHBA-së, në mënyrë që të shtynte përpara axhendën  e Federatës Ruse.

Për dy herë në vitin 2016, Maria ka tentuar madje që të përgatisë një takim sekret ndërmjet Trump e Putin.

Në konspiracionin e Butina-s, është përfshirë edhe një përfaqësues i lartë i qeverisë ruse, ish-deputet i Dumës që më vonë u bë drejtues i Bankës Qendrore të Rusisë.

Bëhet fjalë për Aleksandr Torshin, zv.Guvernatorin e Bankës Qendrore Ruse, i cili është edhe anëtar i përjetshëm i Shoqatës Kombëtare të Armëve të SHBA-së.

Butina ishte asistent i Torshin dhe punonte në SHBA që prej 2010-s. Sipas Departamentit të Drejtësisë, gjithçka është e provuaar me fakte.

/shtypi.net/

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + 18 =