Detajet e reja: Spiunia ruse ofroi seks në Uashington për llogari të Putin

AktualitetKryesore
44
0
sample-ad

Një aktiviste ruse 29-vjeçare për të drejtën e armëbajtjes, e dyshuar si agjente e fshehtë e Moskës mund të ketë qenë në kontakt me operativët e Kremlinit ndërsa jetonte në Shtetet e Bashkuara, thanë prokurorët të mërkurën në dokumentet e paraqitura në gjykatë, ku ajo akuzohet gjithashtu se ka përdorur seksin dhe mashtrimin për të krijuar lidhje në qarqe me influencë.

Maria Butina, është vëzhguar nga FBI-ja duke ngrënë privatisht me një diplomat rus, i dyshuar si operativ i zbulimit në javët e para se ai të largohej nga SHBA, marsin e kaluar, thanë prokurorët. Ajo gjithashtu kishte informacione kontakti për njerëz që hetuesit besojnë se ishin punonjës të Shërbimit Federal rus të Sigurisë, pasuese e KGB-së.

Faktet e paraqitura nga prokurorët, që synonin ta bindnin gjykatësin për ta mbajtur Butinën në paraburgim, u shtohen pohimeve të Departamentit të Drejtësisë, sipas të cilit ajo punonte fshehurazi për të vendosur linja komunikimi të fshehtë me Kremlin dhe për të depërtuar në organizata politike amerikane, duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Armëve si dhe të mblidhte informacione që ia raportonte një zyrtari të lartë rus.

Prokurorët pohuan gjithashtu se ajo kishte një marrëdhënie personale me një operativ politik amerikan dhe i kishte ofruar seks një personi tjetër në këmbim të një posti brenda një grup interesi.

Dokumentet e gjykatës nuk përmendin individët ose grupin e interesit.

Butina pret të dalë në gjyq nën akuzat për komplot dhe për veprimtari si agjente e huaj për Rusinë e paregjistruar pranë autoriteteve amerikane. Një gjykatës urdhëroi të mërkurën që Butina të mbahet në burg, ndërkohë që çështja vazhdon të trajtohet në sistemin gjyqësor.

Duke përmendur lidhjet e saj të zbulimit, prokurorët argumentojnë se Butina përbën një rrezik “ekstrem” për largim nga SHBA, ku ajo jeton me një vizë studenteje.

Avokati i saj i ka quajtur dyshimet rreth saj të ekzagjeruara dhe ka mohuar se Butina është agjente ruse.

Butina u arrestua gjatë fundjavës pas shenjave se planifikonte të largohej nga zona dhe ndoshta nga vendi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + 12 =