Arrestohen dy spiunë të shërbimit serb BIA që kryen vrasje politike

AktualitetKryesore
94
0
sample-ad

Policia e Kosovës në aksionin e sotëm në Lagjen “Kalabria” të Kryeqytetit, ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për vrasje me pagesë dhe për lidhje me shërbimin sekret serb- BIA.

Burimet e Gazetës Blic brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se nga tre të arrestuarit, njëri prej tyre është shtetas serb, e dy të tjerët shtetas malazez.

“Tre të arrestuarit kanë lidhje me BIA-n serbe. Të tre të arrestuarit janë të kërkuar si të dyshuar për vrasje me pagesë”, thotë ky burim i Gazetës Blic.

Merret vesh se pos Policisë së Kosovës, të përfshirë në këtë aksion të Policisë së Kosovës, janë edhe pjesëtarët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Gazeta Blic do të vazhdoj t’ju mbajë të informuar rreth këtij aksioni të Policisë së Kosovës në lagjen “Kalabria” të Prishtinës…

Policia e Kosovës në aksionin e sotëm, i cili është duke vazhduar edhe në këto momente, përpos vrasësve me pagesë, ka arrestuar edhe pjesëtarë të BIA-s serbe.

Kështu thonë burime të Gazetës Blic Brenda Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, disa nga të arrestuarit janë të kërkuar nga INTERPOLI.

“Në aksionin në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, përveç vrasësve me pagesë, janë arrestuar edhe pjesëtarë të shërbimit sekret serb- BIA-s”, tha ky burim.

Ndërkohë, është njësia elitare e policisë së Kosovës- FIT, ajo e cila është duke e realizuar aksionin.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë informacione nëse të arrestuar janë edhe pjesëtarë të BIA-s serbe.

Krejt çka kanë thënë nga Policia e Kosovës, ka të bëjë me një operacion, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, dhe që janë shtetas të huaj.

Për Gazetën Blic zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se detaje tjera do të japin gjatë ditës së nesërme, ngase aksioni ende është duke vazhduar.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar, Po njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin”, ka thënë Hoxha.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar për këtë aksion.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten + 8 =