Analiza: A ishte takimi Trump-Putin një Jaltë e re dhe mësimi që duhet të nxjerrin shqiptarët

AnalizeKryesore
44
0
sample-ad

Grid Rroji

Takimet midis udhëheqësve të fuqive të mëdha duhen analizuar në dy aspekte: (1) pikëvështrimi mediatiko-politik dhe (2) brendia gjeo-strategjike. Takimi i djeshëm Tramp-Putin ishte i jashtëzakonshëm për nga rëndësia në aspektin politiko-mediatik por edhe duket të ketë çimentuar një ndryshim të qartë kursi gjeo-strategjikisht. Dallimi analitik është i domosdoshëm për të kuptuar siç duhet konsekuencat për popujt e vegjël dhe për shqiptarët në veçanti. Me fjalë të tjera, duhet ndarë shapi nga sheqeri, çfarë i takon ligjërimit politik brenda ShBA e cila ka të bëjë drejtpërdrejt me Z.Tramp si politikan, dhe ci nxjerrin shqiptarlat aspekte janë korrigjim kursi gjeo-strategjik që nuk varet nga kush është president i përkohshëm (8 vjet maksimumi). E para është çështje stili dhe pushteti, e dyta çështje shteti. Në funksion të interesave shqiptare ne na intereson më së tepërmi e dyta, sepse shteti amerikan është i fortë dhe megjithë lëkundjet e pashmangshme ka shumë burime të brendshme për t’a mbajtur barkën në lundrim, qoftë edhe duke korrigjuar lundërtarin po erdhi nevoja. Po ashtu, pasojat e ndryshimit të qasjes janë shumë më të mëdha për ne se për shembull për Francën e cila fundi i fundit e gjen gjuhën e përbashkët në marrëdhëniet ndërshtetërore.
Ashtu siç e kemi përshkruar prej dy vjetësh me kolegët e Bleta Shqiptare dhe siç komentonte në një shkrim sot Ralf Gjoni, ndryshimi i kursit gjeostrategjik ka filluar shumë më herët se sa presidenca Tramp. Shkrimi i Gjonit mund të përmblidhet kësisoj: Fuqitë e Mëdha bërthamore ShBA-Rusi po rindajnë zonat e influencës dhe ne shqiptarët jemi pa shtet që të mbrojë interesat tona. Ndaj, argumenton Gjoni na duhet një Lëvizje peër Shqiptarët që të shihë interesat tona duke lënë mënjanë përrallat e integrimit që kanë qenë qasja e Parisë në këto vite.
Gjykoj se analiza e Gjonit tek Gazeta Shqiptare, ndryshe nga ndonjë paçavure e një pedagogu në një media tjetër, përmban aspekte profesionale dhe është e mirëkalibruar, ndonëse e paplotë. Por, pa dashur të paragjykoj Gjonin, dalja në shesh e argumentimeve të tilla, të cilat deri dje përqesheshin si jo realiste, tregon se edhe Paria e kupton fundin e rrenës së madhe dhe kërkon padronë të rinj për të mbetur në pushtet.
Sigurisht që takimi i Helsinkit ishte përfundimi i një proçesi të filluar me “Korrigjimin drejt Azisë” të Obamës e që përgatitej edhe shumë kohë më parë. Duhet shtuar se i përgjigjet ashpërsimit të një konflikti të ftohtë në Azi ku aleancat e detyrueshme janë ose Rusi-Kinë ose ShBA-Rusi, duke qenë se Kina nuk i fsheh më ambicjet për të hyrë me të drejta të barabarta në klubin e të mëdhenjve. Strategjia kineze fillon me projektimin e fuqisë në rajon nëpërmjet nismës ASEAN, fuqizimit të ushtrisë për të trembur vendet e tjera të rajonit (Kina shpenzon më shumë për ushtrinë se sa të gjitha vendet përveç ShBAve), por edhe nëpërmjet rikrijimit të Udhës së Mëndafshit me investime strategjike në porte, hekurudha, aeroporte dhe rrugë në korridorin aziatiko evropian. Një aleancë me Rusinë do ta fuqizonte së tepërmi Kinën duke imponuar vullnetin e vet pikësëpari në Azinë e Largët e pastaj më gjerë. Ndaj dhe konkurrenca është në bërjen e aleancave dhe krijim e Balancave të Fuqisë rajonale.
Së dyti, pikërisht në këtë këndvështrim rëndësia strategjike e Ballkanit në të kundërt të asaj që argumenton Gjoni është e madhe dhe do të thoja kyçe për raportin e forcave. Rusia ka humbur shumë ndikim në Ballkan pas 90s, por lidhjet e vjetra me aksin Serbi-Greqi, e të reja të krijuara me investime në bursa e mëgjerëjanë të shumëfishta dhe përpjekja për të minuar NATOn objektiv i përhershëm. Më tej Rusia gjindet në dizavantazh ekonomik dhe ushtarak me ShBA dhe në investimet ushtarake edhe me Kinën. Ndaj qasja e saj është asimetrike dhe në funksion të marrëveshjeve me palët. Synimi kryesor është ruajtja dhe njohja e fuqisë ruse si fuqi e madhe.
Pra ky është konteksti nga i cili duhet ta shohim ne shqiptarët. Cili është pozicioni më i favorshëm për interesat tona? Pikësëpari mendoj se problemi nuk është me aleancat e shqiptarëve por me sundimin e Parijatarëve. Zgjidhja nuk është ndryshimi i Aleancave për të mundësuar vazhdimin e sundimit nga hajnat e kriminelat e Parisë. Këta shohin nga Putini dhe Xi Jinpini jo për interesa të shqiptarëve por për të shpëtuar veten nga gjykimi dhe për tê ruajtur pushtetin. Zgjidhja është domosdoshmërisht shndërrimi i shtetit nga një instrument i pushtetit të Parisë dhe pakicave, në një mjet të shqiptarëve. Një shtet i shqiptarëve do të bënte zgjedhjet w duhura në funksion të interesave tona, dhe në këtë aspekt ShBA është aleati më i besueshëm historikisht. Kjo sdo të thotë se politika e jashtme do të ishte e njëtrajtshme, Italia, Turqia dhe Gjermania janë shtete shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe jo gjithmonë interesat tona përputhen me ShBAtë. Por afrimi me Putinin apo Xi Jinpinin është thikë mbas shpine kombit dhe nuk mund të përligjet me kritikat për Presidentin Tramp që po shpeshtohen në mediat e vranjes së Parisë. Shteti i shqiptarëve duhet të jetë objektivi i një lëvizje të re politike për shqiptarët.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × five =