Laçiani që u gjet i groposur: Si e pësoi 34 vjeçari Kejsi Hysa nga fajdet

KronikeKryesore
34
0
sample-ad

Konfliktet nga dhënia e parave me fajde duket se ka qenë shkaku i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas groposjes së 34-vjeçarit Kejsi Hysa nga Laçi, i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit. Burime pranë policisë së Kurbinit thanë se kjo është pista kryesore ku janë mbështetur hetimet.

Viktima ishte i njohur në zonë për dhënie parash me përqindje. Sipas të njëjtave burime Hysa i kishte huazuar një sasi të madhe parash, Hysni Ramajt, 31-vjeçarit të arrestuar nga policia, pronar i një mobilerie. Policia zbardhi mesazhet dhe komunikimet telefonike mes të dyve deri më 5 korrik, kur Hysa doli nga shtëpia për të mos u kthyer më.

Viktima dhe autori janë konfliktuar para ngjarjes, përplasje që ka përfunduar me përdorimin e armëve. 34-vjeçari u ekzekutua me një plumb në kokë. Më pas, trupi i tij u gropos në këtë vend me shkurre në afërsi të fshatit Shelqet të Krujës. Policia gjeti edhe një pushkë model 56, një pistoletë tip Bereta e kalibrit 9 milimetra, makinën e viktimës dhe sende personale të tij.

Mbetet në kërkim një bashkëpunëtor në krim me inicialet H. R. Policia kishte 3 vjet që e kërkonte Hysën pasi ai akuzohej si i përfshirë në vrasjen Edmond Theodhorit në Sarandë në 10 korrik të 2015-ës. Bashkë me 6 persona të tjerë ai qëlloi për vdekje pronarin e lavazhit pas një sherri për motive banale. Një tjetër pistë e cila po verifikohet është ajo e hakmarrjes.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − one =