Tsipras lëshon bombën: Me Shqipërinë jemi afër por kemi ngecur tek kufijtë, tërbohen mediat greke

KryesorePolitike
11
0
sample-ad

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka deklaruar se negociatat me Shqipërinë për marrëveshjen për kufirin detar janë drejt fundit.

Në një deklaratë për mediat greke kreu i qeverisë helene tha se çështje që ende kanë mbetur pa zgjidhur janë, ligji i luftës dhe kufijtë.

Mes të tjerash ai tha se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama u pajtuan që të dyfishohen përpjekjet për finalizimim e marrëveshjes.

“Jemi pranë arritjes së marrëveshjes me Shqipërinë. Çështjet e mbetura, ZEE, ligji i luftës dhe kufijtë. Jemi pranë fundit, por s’i kemi zgjidhur ende çështje.

Me Ramën u pajtuam që të dyfishojmë përpjekjet.

Herën tjetër që të dy ministrat e jashtëm do ta takohen do të dyfishojnë përpjekjet e tyre, pa pasur ndonjë presion të veçantë për të parë se deri në çfarë mase mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Tsipras.

Ndërkohë mediat greke ngrenë pikëpyetje lidhur me faktin se çfarë ka dashur të thotë kryeministri Tsipras me termin “kufijtë” ndërsa shkruajnë se kjo çështje mbetet për t’u sqaruar.

“A lidhet kjo deklaratë me atë të Hahn për kufijtë? ‘Kufijtë’, një sekret në diskutim e sipër?”, janë disa nga pikëpyetjet që ngrenë mediat greke

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − 7 =