‘Mjeshtër i Madh’, presidenti Meta nderon ish-ambasadorin në Greqi

Politike
70
0
sample-ad

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoron ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

‘Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantike të Shqipërisë’, u shpreh presidenti Meta.

Të pranishëm në ceremoni ish-Presidenti, Rexhep Meidani, ministrat Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministra të Jashtëm, ambasadorë e deputetë

‘Diplomat Zeneli figurë e shquar publike, kontribut te spikatur ne politiken e jashtme. Kontributi i tij për pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe historik’, tha presidenti Meta gjatë ceremonisë.

Sipas tij, ambasador Bashkim Zeneli është një mjeshtër i diplomacisë publike.

‘Titulli ‘Mjeshtër i madh’, nder i madh dhe vlerësim për të cilin falënderoj Presidentin Meta. Këtë titull të lartë e ndaj me familjen dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e mi.

Do vijoj të kontribuoj pa u lodhur për të ardhmen europiane të Shqipërisë’, është shprehur diplomati Bashkim Zeneli.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − 15 =