Lotët e një burri pas deportimit të gruas dhe fëmijëve nga Amerika në Shqipëri: Nuk ia uroj as armikut tim më të keq këtë gjë…

Aktualitet
35
0
sample-ad

Pete Gojcevic u zgjua në mëngjes të mërkurën dhe kuptoi se makthi që kishte përjetuar një ditë më parë në Romulus ishte e vërtetë.

Të martën, ai dërgoi në aeroport tre fëmijët e tij, në mënyrë që të kthehen në Shqipëri, atje ku bashkëshortja Cile Precetaj u deportua disa javë më parë nga autoritetet amerikane.

Pete nuk e ka idenë se kur do t’i shohë sërish fëmijët e tij.

“Nuk do doja të shihja në këtë situatë as armikun tim më të keq”, tha Gojcevic për mediat amerikane.

Ai kishte bërë një pakt me Cilen, se nëse ajo do të deportohej në Shqipëri, fëmijët do t’i bashkoheshin asaj në atdhe.

Pavarësisht se fëmijët njohin vetëm Amerikën si shtëpi dhe nuk dinë shqip, hipën në Aeroportin Metropolitan të Detroit për në Romë dhe më pas drejt e në Shqipëri.

Gojcevic nuk është në gjendje të kujdeset për tre fëmijët dhe nënën e verbër e të sëmurë, ndërkohë që duhet të mbajë edhe punën.

“T’u thoja lamtumirë fëmijëve të mi ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë në jetë”, tha Gojcevic për djalin Michael, 16 vjeç dhe vajzat Megan e Martina përkatësisht 10 dhe 8 vjeç.

Vdekja e vëllait të tij, i cili ishte miku më i afërt, ishte e vështirë.

Por Pete shprehet se kjo situatë është shumë më ndryshe. Familja është jeta e tij.

Pete emigroi që në 1973-shin në Michigan me prindërit e tij.

Më parë, ai jetonte në Mal të Zi.

Kishin qenë pikërisht prindërit e tij që i kishin sugjeruar t’i dërgonte letra Ciles, e cila njihej nga ta.

Ata u martuan në 2004-n dhe për të përfituar Cile nënshtetësinë kanë paguar mbi 250.000 dollarë nëpër procese gjyqësore.

Në Prill, Cile u ndalua nga autoritetet e emigracionit pas një vizite rutinë në agjencinë e Doganave dhe Emigracionit.

Më pas ajo u deportua në Shqipëri pa pasur mundësinë të shohë familjen për herë të fundit.

Në një përpjekje tjetër për të bindur autoritetet amerikane që të rikthenin Cilen ishte edhe ajo e vajzës,

Megan, e cila i dërgoi një letër Trump, por që mesa duket nuk gjeti zgjidhje.(ABC)

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × two =